Albspirit

Media/News/Publishing

Dr. Vlora Obertinca: Aftësia njerëzore për t’i shmangur informacionet negative

“Aftësia njerëzore për t’i shmangur informacionet negative quhet mençuri“ – Dr. Vlora Obertinca.
Thashethemet hyjnë në grupin e informacioneve negative dhe kur përballemi me dukuri të tilla duhet të ndalemi dhe të reflektojmë. Secili njeri ka të drejtë të shpreh mendimin e vet qoftë pozitiv apo negativ. Por ama, edhe ai e që dëgjon ka të drejtë ta pranojë ose jo. Nuk kemi pse të shqetësohemi për gjërat mbi të cilat nuk kemi kontroll, në këtë rast nuk mund ti kontrollojmë mendimet e huaja, por ne mund t’i kontrollojmë mendimet tona dhe të aplikojmë injorancën si mekanizëm mbrojtës i qetësisë sonë mendore.
Njerëzit kanë të drejtë të jenë të vrazhdë, por ama, edhe ne kemi të drejtë të qëndrojmë neutralë apo edhe të disponuar karshi qëndrimeve të tyre.
Të dashurit e mi, mos lejoni energjinë e huaj negative të afektojë disponimin tuaj, por vazhdoni të qetë në atë se çfarë jeni duke bërë. Kjo sepse xhelozia lind nga lakmia dhe lakmia shkakton ngacmime verbale, e ngacmimet verbale mund të shkaktojnë konflikt fizik.
Ju jeni ndryshimi pozitiv, andaj edhe atakoheni sepse ziliqarët nuk mund të arrijnë nivelin e suksesit tuaj. Suksesi juaj është arma më efikase ndaj kundërshtarëve të mundshëm.
Dëshmojeni veten me paqe dhe sukses!
Please follow and like us: