Albspirit

Media/News/Publishing

Dr. Vlora Obertinca: Ne jemi pasqyrë e sjelljeve tona

“Ne jemi pasqyrë e sjelljeve tona. Kur sillemi mirë edhe pasqyrja na buzëqesh”, Dr. Vlora Obertinca.
Fëmijët janë bekimi më i madh që mund ta kemi në jetë. Ky bekim nga Hyji na ipet që të përkujdesemi në mënyrën më të mirë të mundshme për fëmijët tanë deri në moshën e pjekurisë. Gabimet që nuk duhet bërë asnjëherë me fëmijët tanë janë: ato të krahasimeve me të tjerët, ofendimet e rënda ndonëse nganjëherë edhe pa dashje, eksponimi i dhunës, mos dhurimi i mjaftueshëm i dashurisë dhe kujdesit si dhe frikësimi.
Çdo mësim që fëmja merr nga prindi, ai mësim i ngulitet menjëherë thellë në ndërdije dhe e ndjek tërë jetën. Frikësimi është një nga vetitë më negative qē mund t’i mësoni fëmisë sepse me kētë veprim fëmijës i humb vetbesimi në aftësitë e veta dhe sigurisht gjatë jetës do të ketē njē betejë me frikën dhe luhatje në vendimmarrjet e rëndësishme.
Edhe kur fëmija nuk jep rezultate të kënaqshme në shkollē, assesi mos e krahasoni me fëmijë më të suksesshëm. Në vend të kësaj dhuroni dashuri dhe thuani që, është fëmija më i mençuri dhe më i dijshmi nga të gjithë fëmijët dhe se herën e ardhshme ai do ta dëshmojë veten. Kjo deklaratë e prindit i jep fëmijës forcë dhe kurajo për të dëshmuar suksesin e radhës.
Kur njëri nga prindërit nuk dhuron dashuri, është tepër autoritar dhe i distancuar nga fëmija, kjo dukuri reflektohet te fëmija në moshën e pjekurisë duke kërkuar te partneri në lidhje dashurie, mungesën e dashurisë prindërore qoftë të nënës apo të babait.
Fëmijët kanë prindërit për model ideal të kopjimit se si duhet sjellur nē jetën e përditshme.
Të dashurit me mi, mbillni edukatë, guxim, vullnet dhe dashuri mbi të gjitha te fëmijët tuaj. Kjo sepse, ju prindër të dashur e keni në dorë të krijoni për të ardhmen e botës, liderë, shkencëtarë, mësues dhe gjeni. Sjellja e juaj korrespondon me ligjin Universal të shkakut dhe pasojës. Ju jeni shkaku ndërsa fëmiu është pasoja!
Please follow and like us: