Albspirit

Media/News/Publishing

Edmond Kaçeli: Varri i ushtarit Aldo

 

Një kuadrat gurësh

një kryq i thjeshtë

një emër

një moshë (22)

një lule

Ky është varri i ushtarit Aldo!

 

Përkrah, qindra varre të tjerë

rrethojnë ushtarin Aldo

Dallojnë varret rrethuese!

(mermeri i rrallë, graniti

shkrimet,

kryqet e bukura

E ndonjë statujë nxirë nga koha).

 

Varri i ushtarit Aldo

i thjeshtë, ngulur në tokë

Hesht pikëllimi 22 vjeçar

Shuar në mbrojtje të varreve të tjerë…

 

Dogliani, Itali, gusht 2023.

Please follow and like us: