Albspirit

Media/News/Publishing

Një doktrinë e shqiptarëve përballë politikës rusomadhe

 

Prof. Asoc. Dr. Bernard Zotaj

Qëndrimi rus ndaj shqiptarëve nuk ka ndryshuar në histori

Libri i prof. Eshref Ymeri “Shqiptarët përballë politikës rusomadhe” është një doktrinë në të cilën i bëhet një politikës ruse kundrejt çështjes dhe kombit shqiptar, duke i nisur analizat nga periudha e Rilindjes Kombëtare Shqiptare dhe deri në ditët tona. Nëpërmjet në një sërë artikujsh historiko-politike shumëdimensional autori na sjell vijim të një pune të madhe, të bërë nëpërmjet studimeve në literaturën ruse, si dhe perëndimore, në qasjen e mjaft dokumenteve historike të nxjerra nga arkivat ruse. Libri është punim shkencor i një intelektualit të njohur, i një patrioti të përkushtuar atdhetar, por dhe një doktrinë e re me dije për intelektualët dhe kombin tonë.

Libri është një përmbledhje me artikuj, por që në kohë të ndryshme, autori ka bërë analizë dhe ka nxjerrë përfundime të qarta të politikës ruse kundrejt shqiptarëve. Në shkrime, duke pasur një vijimësi prof. Ymeri qartëson politikën antishqiptare, qysh nga mesi i shek. XIX deri më sot. Ai argumenton në mënyrë shkencore se politika e ndjekur në shekuj e lidhur me ambiciet e pandryshuara ruse për të sunduar kontinentin europian. Në shkrimet e pasqyruara në librë zbërthehet dukuria se politika antishqiptare e ndjekur në vite, është e lidhur edhe me politikën ruse kundër Europës.

Në shkrime autori ka sjellë në mënyrë shkencore, thelbin e problemit, si në politikën e ndjekur ndaj shqiptarëve, por edhe ndaj mjaft vendeve të Europës. Këtë e vërteton me thëniet e drejtuesëve kryesorë të Rusisë që nga Cari e deri tek Putini. Kështu prof. Ymeri ka dalë në përfundime të luftës që është shfaqur kundër Ukrainës, një shembull i ditëve tona, duke i dhënë jetë mendimit të tij shkencor. Ishte politika e Rusisë ajo që shpalli përfundimin e “Luftës së Ftohtë”, por në realitet kjo nuk ka përfunduar, por ka premisa të kthehet në “Luftë të Nxehtë”, siç po ndodh me popullin ukrainas.

Autori sjell mjaft histori në qëndrimin e Rusisë ndaj të drejtave të shqiptare që nga koha e Kongresit të Berlinit, të Konferencës së Ambasadorëve në Londër më 1913, të Luftës së Parë Botërore, të Luftës së Ftohtë dhe të qëndrimin armiqësor ndaj Kosovës. Me përfundimin e luftës në Kosovë, mjete të informimit masiv të Rusisë vijuan intesivisht punën në shërbim të nxitjes së urrejtjes kundër shqiptarëve, në të gjitha trojet e tyre etnike.

Prof. Eshref Ymeri, ka shfrytëzuar dokumente dhe burime të shumta, falë dhe njohjes së gjuhën ruse, na ka sjellë histori dhe mendimin orgjinal të udhëheqjes rusë në vite, duke punuar një doktrinë të tyre për dhunë, komplote, frikësim, lufta përçarëse dhe nënshtrimi. Autori shembuj të shumtë, të mjaft vendeve të cliat kanë qenë viktima të shovinizmit rus.

Nga analiza e bërë për politikën ruse, të bazuar në të drejtat dhe interesat legjitime shqiptare, prof. Ymeri, ka dalë në përfundime për parimet, vlerat dhe interesat europiane, si dhe atyre perëndimore. Libri përcjell dukuri të shumta të politikës ruse, si pabesi, ide të përçarjes në mes Europës dhe SHBA, duke i shndërruar këto në një mision të përhershëm.

Rusia i kishte bërë gati trupa ushtarake për të zbarkuar në Kosovë

Në mjaft shkrime Prof. Ymeri, sjell fakte se kombi shqiptar në politikën ruse shekullore është përcaktuar si pengëse për shtrirjen e politikës së tyre në Mesdhe. Me dokumente sjell dhe vërteton se Rusia përbën një armik për kombin shqiptar. Me fakte dhe argumente shpjegohet gjithë thelbi antishqiptar dhe antieuropian, si dhe libri kërkon nga çdo shqiptar vigjilencë. Në libër bëhet e qartë se Rusia, për interesat e saj, ka shtrirë rrënjët në Ballkan, por dhe në Shqipëri, duke sponsorizuar e nxitur fenomene negative të shoqërisë.

Libri duke qenë një përmbledhje analizash politike për qëndrimin tradicionalisht antishqiptar që ka mbajtur politika ruse që prej Kongresit të Berlinit të vitit 1878 deri në ditët tona, përbën një doktrinë dhe udhëzues për çdo shqiptar. Qëndrimi antishqiptar i politikës ruse u duk qartë gjatë kohës që Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK) shpërtheu luftën për liri dhe pavarësi. Kjo luftë dhe ky vullnet i hekurt i popullit kosovar u mbështet fuqishëm nga aviacioni i Aleancës Veriatlantike, ku në krye ishte SHBA. Për këtë luftë, Rusia i kishte bërë gati trupa ushtarake për të zbarkuar në Kosovë dhe për t’u pozicionuar kundër aviacionit të NATO-s dhe UÇK-së. Autori sjell fakte kokëfortë se Rusia kishte gati 1100 parashutistë dhe 120 aeroplanë që prisnin urdhrin për luftë dhe se tre divizione të trupave ajrore, me 120 aeroplane ishin të gatshme për luftë në Kosovë në qershor të vitit 1999.

Edhe pas përfundimit të luftës në Kosove, politika ruse nuk hoqi dorë nga politika antishqiptare. Kjo politikë e saj u shpreh qartë në përkrahje të Millosheviçit në Gjykatën e Hagës, ku u paraqitën si dëshmitarë gjeneralë dhe udhëheqës të lartë të shtetit rus, të përkrahur nga Karla (Carla) del Ponte, ish-kryeprokurore e Gjykatës Ndërkombëtare Penale për ish-Jugosllavinë.

Kjo urrejtje ndaj popullit shqiptar arriti deri aty sa kryetari i delegacionit rus në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës, në vitin 2008 paraqiti mocionin “Trajtim çnjerëzor i njerëzve dhe trafikim i paligjshëm i organeve njerëzore në Kosovë”. Por Këshilli i Europës përgatiti një raport, i cili u shndërrua në Rezolutë jo më pak qesharak e që u aprovua.

Më 24 shkurt 2022, shteti rus ndërmori një agresion fashist kundër popullit ukrainas, ku në libër janë përfshirë disa analiza, në të cilat bëhet fjalë për traditën e marrëdhënieve mes këtyre dy shteteve sllave, gjithmonë të acaruara për faj të rusëve.

Rreth përmbajtjes së librit

Në përmbajtjen e librit të ri të prof. Ymerit zënë vend 42 studime që prekin mjaft dukuri të politikës dhe fenomene të kohëve të fundit të tilla si: Shqipëria dhe rusopolitika, jo Shqipëria e Madhe, por Shqipëria Etnike do të rikrijohet dhe Rusia do të mbetet me gisht në gojë, ambasadorët rusë në Tiranë kanë mbajtur të njëjtin avaz, tradita e politikës armiqësore ruse ndaj kombit shqiptar, “asnjëherë nuk më ka ardhur kaq turp për vendin tim”, kujt i shërbeu Televizioni Top Channel me një sugjestionim të teleshikuesve?, Rusia në vazhdën e shpifografisë kundër shqiptarëve, apo në shkrimin çfarë kërkon më Moska në Kosovë?

Në të gjitha shkrimet ka një vijimësi dhe një qartësi mendimi filozofik, por dhe historik për politikën ruse ndaj Shqipërisë dhe Europës në tërësi, si: në daullet e shpuara të Kremlinit, disa mbresa të pakëndshme nga Moska, përtej ushtimave festive të Kremlinit, kur çirren maskat e Kremlinit, politika ruse në qerthullin e pabesisë, ç’na është ngjitur kjo Rusia si balta për këpucë!

Prof. Ymeri në mjaft shkrime nxjerr natyrën e udhëheqjes dhe të një populli të tërë si: në gjurmët e një skandali të ambasadorit rus në Beograd, e kuptoj dëshpërimin e shovinizmit rusomadh, në gjurmët e një deklarate të presidentit rus Vladimir Putin, tërmetet politike mes Kievit dhe Moskës me prapavijë shumëshekullore, në gjurmët e deklaratave qesharake të presidentit Putin, Putini po ecën në gjurmët e Gebelsit, në gjurmët e Stalinit, duke u bërë “demokrati” i dhunës etj.

Në analizën me titull “Perandoria e së Keqes nuk është shembur ende”, ka cituar një pjesë të gjatë të një interviste të vitit 1995 të ish-presidentit të Çeçenisë Xhokar Dudajev, Ai, duke pasur parasysh krimet barbare të bishave fashiste ruse në Çeçeni, ka zbuluar natyrën shoviniste të popullit rus, për të cilin thotë se është “i vetmi, ndoshta, popull mbi Tokë… pa botë shpirtërore, pa moral dhe që ka mbetur prapa nivelit të zhvillimit të njerëzimit,…, ky është tipari themelor i karakterit të popullit rus, i një populli të sëmurë nga rusizmi, i një populli që udhëhiqet nga ideologjia e urrejtjes. Por për një gjë të tillë ai duhet ta pësojë”.

Njohje shkurt me prof. Eshref Ymeri

Prof. Eshref Ymeri ka lindur më 25 dhjetor 1938 në fshatin Mesaplik të Smokthinës Me mbarimin e arsimit fillor nё fshatin e lindjes, ndoqi mësimet në shkollën 7-vjeçare :Sadik Zotaj” në fshatin Ramicё, gati dy orë larg në këmbë çdo ditë. Më tej ndoqi studimet në Gjimnazin “Ali Demi” nё Vlorё, të cilin e mbaroi me rezultate të shkёlqyera në vitin 1959. Përpjekjet e bëra në vijimësi dhe rezultatet në mësime, e pajisën atë me dije dhe kulturë, duke bërë që me të drejtë nisi studimet nё Leningrad të Bashimit Sovjeti pёr gjuhёn ruse në vitin 1959. Me prishjen e marrёdhёniet diplomatime me BS, nё qershor tё vitit 1961 u kthye në Shqipëri. Ai vijoi studimet në Universitetin e Tiranёs në degën pёr gjuhё letёrsi ruse nё fakultetin “Histori Filiologji”. Universitetin e mbaroi me rezultate të larta nё vitin 1966 dhe për këtë u emrua pedagog nё katedrёn e gjuhёs dhe letёrsisё ruse. Në vitet në vijim kreu detyrën e shefit të redaksisё sё botimeve nё gjuhё tё huaja, detyrë të cilën e kreu me përkushtim deri nё vitin 1990. Në këtë periudhë ai drejtoi dhe redaksinё e veçantë pёr pёrkthime nё gjuhё tё huaja të veprave të Enver Hoxhёs. Pas vitit 1992 me fillimin e demokracisë u pozicionua sërish me punё pedagog pёr gjuhёn dhe letёrsinё ruse. Në këtë detyrë punoi deri mё 31 gusht 2003, kur dhe doli nё pesion. Prof. Eshref Ymeri është një përkthyes shqiptar me zë të veçantë.

Botime të prof. Ymerit janë: “Fjalor frazeologjik rusisht-shqip” me 25.160 shprehje frazeologjike, të botuar në vitin 2015, “Përkthimi, një histori pasioni” të botuar përsëri në vitin 2015 dhe “Fjalor frazeologjik anglisht-shqip” me 25.440 shprehje frazeologjike, të botuar në vitin 2019, si dhe libri i ri “Shqiptarët përballë politikës Rusomadhe” të botuar në vitin 2022.

Please follow and like us: