Albspirit

Media/News/Publishing

Ambra Hysa: Ëndrra e një fustani të bardhë…

Nuse…një shëmbull i pastër i elegancës dhe ngrohtësisë, në imagjinatën time të hershme, e cila përkon me kujtimet e fëmijërisë, një nuse nuk është vetëm një nuse, por një artiste që krijon një pikturë të pashëmbullt dashurie. Veshur me një fustan të bardhë, të rafinuar, ajo shfaqet si një lule mes një kopshti të mbushur me ngjyra të ndryshme dhe rrezaton shkëlqim, një lloj shkëlqimi që e diferencon atë nga njerëzit e tjerë dhe e vendos në qëndër, shkëlqim që buron thellë nga shpirti i saj i përmbushur. Nusja është një flluskë surreale në sytë e të gjithëve, është ëndërr apo e vërtetë?
Sytë e nuseve shkëlqejnë si yje në qiellin e mbrëmjes, ndërsa buzëqeshja është magnet gëzimi dhe shpresë për të gjithë ata që kanë pranë.
Fustani i bardhë, ëndërr e pashlyeshme, ka pasur një pranësi të veçantë në mendjet dhe zemrat e vajzave ndër shekuj. Ai është padiskutim simboli i pafundësisë, pastërtisë dhe harmonisë.
Nusja është e rrethuar nga një aurë ngrohtësie dhe harmonie, ndërsa gurët e çmuar dhe detajet e saj të personalizuara, e bëjnë të atë të ndihet si një princeshë moderne. Ky është fustani i saj, ai që e ka dashuruar me shikim të parë, ai që i dhuron emocione të pastra dhe gatishmërinë për të nisur një kapitull të ri, me njeriun e zemrës.
Pasi qëndron para pasqyrës dhe sheh veten ndihet sikur po shikon një imazh prej ëndrre që është bërë realitet. Ajo udhëton prapa në kohë, kur ëndërronte si një vajzë e vogël dhe tani ajo ditë ka ardhur… është duke u bërë nuse!
Përballë pasqyrës prezenca e saj është aq e brishtë, e kristaltë sa duket sikur në një pulitje të syve mund të thyhet, magjia mund të mbarojë me të ardhur agimi.
E megjithatë, nën dritën e hënës, ëndrrat e bardha përqafohen, duke krijuar imazhin më të ngrohtë dhe romantik të përmbushjes shpirtërore dhe rrezatimit…
Please follow and like us: