Albspirit

Media/News/Publishing

Anila Kalleshi: A ndikon kafeina tek gjumi?

Ekzistojnë shumë faktorë që ndikojnë në cilësinë e gjumit dhe një nga këto është edhe kafeina.

Të dhënat shkencore thonë se sasia ditore e kafeines ka një rol të rëndësishëm në sasinë dhe cilësinë e gjumit të natës dhe në përgjumjen e beftë gjatë ditës.

Kafeina e prish gjumin duke e nxitur njeriun të zgjohet disa herë brenda natës. Ndikimi i kafeinës tek gjumi varet jo vetëm në sasinë e kafeinës që merret në mbrëmje por edhe në sasinë që është marrë gjatë ditës. Ndjeshmëria njerëzore ndaj kafeinës ndryshon në varësi të njeriut dhe faktorëve të tjerë siç është mosha.

Studimet kanë konfirmuar se kafeina çakordon orën e trupit dhe pakëson kohëzgjatjen e çdo cikli gjumi.

Efektet janë më të mëdha nëse ju konsumoni kafeinë pasdite ose në mbrëmje.

Sipas të dhënave nëse konsumoni kafeinë 6 orë përpara se të bini për të fjetur, kohëzgjatja e gjumit shkurtohet me një orë.

Megjithatë, kafeina nuk ka të njëjtin ndikim tek të gjithë. Pasi ka persona të cilët konsumojnë kafe pasdite dhe bëjnë gjumë të rehatshëm.

Please follow and like us: