Ilir Levonja: Bojkoti i radhës i një ”pro amerikani” si Lul Vula!

Nuk ka kandidatë dhe pretendon se është shumicë! Si është e mundur do thoni ju? Lulzim Basha lideri ”pro amerikan” humbjen dhe bojkotet i ka metoda dhe strategji të tiat. Humbjet i quan fitore, madje me buzën në gaz deklaron se nuk ka humbur, ka ardhur apo jo në pushtet, ai nuk ka humbur, madje sapo i ka nisur betejat. Zgjedhjet lokale 2015, i humbi opozita me atë në krye, por jo ai. Zgjedhjet parlamentare 2017, i humbi opozita me atë në krye, por jo ai. Zgjedhjet lokale 2019, i humbi opozita me atë në krye, pasi i bojkotoi, por jo ai. Zgjedhjet parlamentare 2021, i humbi opozita Luli me Monika Kryemadhin në krye, por jo ai. Për atë beteja sapo kishte filluar. Janë fakte këto, por ne nuk kemi kujtesë, pasi o me Lulin, o me Berishën, o me Ramën. Jo me realitetin apo me rrotacionin, me rrjedhën. Por Luli bojkoton edhe nga budallallëku, përshembull viti 2019 kur bojkotoi zgjedhjet lokale si edhe përmenda më lartë. Ishte koha më e artë e opozitarizmit për të balancuar pushtetin lokal. Kishte një pakënaqësi gati kombëtare, mirëpo Luli nuk u fut në zgjedhje. Megjithëse ky ”pro amerikani” u kundërshtua fort nga ambasada amerikane, të mos bojkotonte. Por lideri ”pro amerikan” nuk e dëgjoi nunin e tij, i bojkotoi. Dhe Rama fitoi plot 61 Bashki. Fakt që e harrojnë edhe ata që të dërrmojnë veshët se pa Amerikën nuk vjen në pushtet askush në Shqipëri etj. Prandaj ata nuk e duan Sali Berishën në krye, nga që nuk e do as Amerika etj. Pra ky është budallallëk prej të pa afti jo prej atyre nga Zoti. Dhe ndjesë e thellë për ata që po i përmendim. Por ke të bësh me Lul Humbësin. Dhe që t’i vëm kapak, nuk ka bojkotuar me strategjinë për të sjellë demokratët apo opozitarizmin në pushtet. Se bojkoti Edi Rama plot 2 vjet, por erdhi në pushtet në vitin 2013, bojkotet e Lulit kanë ndodhur për të majmur asetet personale duke i shërbyer Edi Ramës. Ndofta për këto zgjedhje lokale në Kukës, Edi Rama nuk ia ka nevojën. Mbase e ka vulosur fitoren se u mësua tashmë me arritje prej 99.99%. Se po t’ia kishte frikën, përshembull si me Kuçoven në zgjedhjet e prenverës së këtij viti, do i thoshte Lulit fut një pyk aty. Dhe Luli nuk do vononte.