Albspirit

Media/News/Publishing

Edmond Kaceli: Eshtrat

 

Koha ka mbjellë prej mijëra vjetësh

eshtra

në zemrën e Globit

vazhdon të mbjellë…

 

Eshtra vërtebrorësh gjigandë, përbindëshash

Eshtra fëmijësh njomëzakë, bij nënash

Eshtra varfanjakësh të zbehtë, laviresh

Eshtra manjatësh,

kriminelësh,

princash

Eshtra heronjsh.

 

Eshtra luftërash të pafundme, prè

gurësh,

shpatash,

plumbash

Eshtra katastrofash, vdekjesh natyrale

Eshtra tmerresh, vuajtjesh, skandalesh

Eshtra poetësh

politikanësh,

shkencëtarësh.

 

Eshtra përrallash, legjendash, të vërtetash…

 

Eshtrat tanë

-mbjellë skaj më skaj të Globit

nga polet e akullta

në shkretinën e Gobit!

 

Eshtrat tanë

Rruga jonë e së shkuarës

Rruga jonë e së ardhmes…

 

Shqipëri, tetor 1989 – Itali, mars 2023.

Please follow and like us: