Albspirit

Media/News/Publishing

Era Çela: Rikthehet këngëtarja Adriana Koreta

 

 

Adriana Koreta është këngëtarja e mirënjohur nga Vlora e cila me timbrin e zërit e saj të veçantë i kishte munguar tregut shqiptar. Adriana prej vitesh ishte shkëputur nga Shqipëria pasi ajo jetonte në Angli. Mirëpo ka pak kohë që Koreta është rikthyer në tregun muzikor me dy materiale të reja “Aromë  Shqipërie” me  muzikë dhe orkestracion: Edi Balili dhe me tekst të vetë asaj. Një kënge kjo që është pritur mjafë mirë nga publiku shqiptar ku gjatë gjithë sezonit veror është dëgjuar në çdo dasëm apo gëzim familjar, por jo vetëm pasi është vendosur për të kërcyer në ritmet e saj në çdo diskotekë apo nëpër makina gjatë udhëtimeve.  Adriana gjithashtu ka pak muaj që ka sjellë një tjetër material për adhuruesit e zërit të saj  ‘Bijë e Nënës, teksti dhe muzika nga Adriana Koreta dhe orkestracioni nga Gramoz Kozeli. Kjo këngë menjëherë ka rrëmbyer zemrat  e publiku ku vetë Adriana thotë që në çdo dasëm ja kanë kërkuar për ta kënduar disa herë. Kjo këngë ka qenë një ndër këngët më të dëgjuara në këtë sezon dasmash. Adriana tashme ka vendosur që të rikthehet në  Shqipëri ku do të qëndrojë për të vazhduar karrierën e saj aty ku e la para 10 vitesh duke premtuar shumë hite për adhuruesit e zërit të saj. Së shprejt pritet që ajo të nxjerri dhe disa matreale të reja muzikore. Për Adrianën kjo vjeshtë dhe më pas dimri pritet që të jetë plot e për plot me supriza. Ne nuk na mbetet gjë tjetër vetëm se t’i urojmë shumë suksese e dashur Adriana.

https://kohajone.com/riktheht-kengetarja-adriana-koreta/

https://telegraf.al/kulture/adriana-koreta-shqiperia-vendi-im-ideal-per-te-jetuar-ajo-pjese-e-zemres-qe-nuk-vdes-kurre/

Please follow and like us: