Albspirit

Media/News/Publishing

Binak Kelmendi: Dita e lindjes sime

 

Netë e ditët

Palë-palë mbi vite

Shtresojnë harresën

Kujtimi ntrash mbulesën

Humb ndër mite

Si e dashur, o si mike.

 

Borë e Diell

Shi e erë

Përherë

Në Tokë e në Qiell

Mbi mote

Që ikin si ditët

Pa asnjë bindje

Në ditëlindje.

 

Në Ditën e Lindjes Sime.

 

Në ndonjë natë

Pati dhe shtrëngatë

Edhe në ditën e lirisë

Që erdhi me shamatë

Dhe me lëngatë.

1 tetor 2023.

Please follow and like us: