Albspirit

Media/News/Publishing

John Hodgson: SATIRA E KODUAR E KADARESË

Gjatë viteve të komunizmit, Kadare ka shkruar nën presionin e diktaturës, por ka arritur t’i japë diçka më interesante publikut, përtej novelave që flisnin për kooperativa dhe baltë. Ai i ka vendosur novelat e tij në Moskë, Stamboll dhe Nju Jork dhe i ka ofruar mundësi shqiptarëve të cilët ishin të mbyllur brenda kufijve të vendit të tyre të vogël, të udhëtonin nëpërmjet imagjinatës. Shpirti patriotik i Kadaresë dhe përpunimi i gojëdhënave i dha zemër një kombi i cili e kishte vetëvlerësimin të plagosur dhe arriti të fitonte lejueshmëri, sidomos mes shqiptarëve të Kosovës. Ajo që konsiderohej si pjesa inteligjente e Tiranës arriti të shijonte satirën e koduar, e cila fshihej mirë në mënyrë që t’i shpëtonte syrit të diktaturës. (Të gjithë kujtojmë një citim nga Karl Kraus: “Satira që kuptohet nga censura është e fshehur mirë”).
Please follow and like us: