Ana Llazo: Si t’i orientoni fëmijët tuaj drejt rrugës së suksesit

Zgjedhja e duhur e karrierës është një nga vendimet më të rëndësishme që një individ do të marrë në jeten e tij. Mund të jetë akoma më e vështirë veçanërisht kur ka kaq shumë opsione për të zgjedhur. Si prind është detyra juaj të bisedoni me fëmijet tuaj për dëshirat, pasionet dhe profesionet që i interesojnë. Ju mund t’i ndihmoni ata të hulumtojnë karriera të ndryshme dhe të zbulojnë aftësitë e nevojshme në fusha të caktuara. Ndikimi juaj mund të jetë pozitiv në zgjedhjen e fëmijës tuaj.
Disa hapa të thjeshtë për zgjedhjet e karrierës se femijës tuaj:
- Bëni një plan karriere.
- Bëjini fëmijët tuaj që të bisedojnë për punët që bëjnë njerëzit e tjerë.
- Diskutoni llojet e punëve që mund të jenë të rëndesishme për interesat, aspiratat dhe aftësitë e tyre.
- Dëgjoni fëmijët tuaj dhe diskutoni opsionet e tij.
- Jini të hapur ndaj ideve të tyre dhe inkurajoni ato të eksplorojnë të gjitha opsionet e tyre.
- Dëgjoni dhe mos gjykoni.
- Zgjedhjet e fëmijës tuaj duhet të bazohen në aftësitë e tyre dhe jo në atë që ju mendoni se duhet të bëj.
- Njihni opsionet për punësimin dhe trajnimet.
- diskutoni idetë dhe opsionet me mësuesit ose këshilluesit e karrierës.
- Mësoni rreth botës së punës në mënyrë që fëmijët tuaj ta kenë më të thjeshtë zgjedhjen e tyre. Për të bërë një zgjedhje të suksesshme karriere ju dhe fëmija juaj duhet të dini mundësitë aktuale dhe të ardhshme të punesimit.