Albspirit

Media/News/Publishing

Ismail Kadare merr çmimin “Beqir Musliu” në Kosovë

 

Ismail Kadare është vlerësuar me çmimin “Beqir Musliu” në Kosovë. Ceremonia e dorëzimit të këtij çmimi u organizua në ambasadën e Kosovës, ku morën pjesë Helena dhe Ismail Kadare, ambasadori Skënder Durmishi si dhe disa krijues të njohur nga Gjilani. Në këtë ceremoni përshëndeti dhe Ismail Kadare duke thënë:

“Nuk e kam menduar që mund të ndodhem në një çast të tillë emocionues. Është nderim, ia kam borxh popullit shqiptar, lexuesve të mi pa të cilët një shkrimtar është një enë e zbrazët. Jeni ju lexuesit që na mbani gjallë, është fryma juaj që na ndjek hap pas hapi dhe na jep atë ndjeshmëri të çmuar që vazhdon gjithë jetën… Kjo ishte orë e lumtur për mua”.

Please follow and like us: