Albspirit

Media/News/Publishing

Saimir Z. Kadiu: Kissinger, legjenda e diplomacisë botërore

 

HENRY KISSINGER (27 maj 1923- 29 NËNTOR 2023)

Shuhet në moshën 100 vjecare Henry Kissinger… legjenda e diplomacisë botërore.

Në vitin 1973 bëhet i pari Sekretar Amerikan i Shtetit  (jo i lindur në Amerikë) që merrte këtë post.

Pas tij vetëm Madeleine Albright e ka përsëritur këtë rast në janar 1997…

Kissinger është Fitues i Çmimit Nobel për Paqen në vitin 1973, për veprimtarinë e tij lidhur me zgjidhjen e Luftës së Vietnamit.

Henry Kisinger ka lindur më 27 maj 1923 si Heinz Alfred Kissinger në Fürth, Bavari (Gjermani), në një familje me origjinë hebreje.

Familja e tij mundi të largohej nga Gjermania naziste në vitin 1938 në fillim në Angli dhe më pas në SHBA.

Nga 1,440 hebrej që kishte Furth në vitin 1938, rreth 1,100 u zhdukën gjatë Holokaustit…

Djaloshi që në rininë e tij luante futboll me të rinjtë e skuadrës lokale SpVgg Fürth (asokohe tre herë kampione e Gjermanisë), në sajë të intelektit të tij të jashtëzakonshëm dhe vendit (SHBA) ku mendja dhe talenti inkurajohen, do të studjonte në Harvard dhe do të bëhej Sekretar i Departamentit të Shtetit, 50 vjet më parë…

Ende sot konsiderohet sekretari më i famshëm i shtetit (Ministri i Jashtëm) që SHBA ka pasur ndonjëherë, edhe më i vlerësuar se John Foster Dulles (1888 – 1959)…

Gjatë viteve kur Henry Kissinger ishte Sekretar shteti në administratën e presidentit amerikan Nikson, midis tij dhe Kryeministres izraelite të kohës, të famshmes Golda Meir, u shkëmbyen miqësisht këto batuta kuptimplota:

Henry Kissinger: Unë së pari jam amerikan; së dyti, sekretar shteti dhe së treti hebre!

Golda Meir: Shumë saktë djalosh! Në ebraisht ne lexojmë nga e djathta në të majtë!

Por kurrë nuk do të harronte ëndrrën e tij rinore për futbollin…

Megjithëse 89 vjec më 15 shtator 2012 ai do të ishte në stadiumin e Furth në debutimin e parë të skuadrës së tij të zemres SpVgg Fürth ne Bundesligen gjermane.

Në stadiumin Sportpark Ronhof Thomas Sommer në Furth ai ka një vend në tribunën qendrore ku nuk ulet njeri tjetër…

Kisinger është i famshëm edhe si “womanizer” në jetën e tij private.

Megjithëse i martuar dy herë: Nancy Maginnes (1974) dhe Ann Fleisher (1949 – 1964), ai ka patur shumë lidhje romantike, midis të cilave edhe me aktore të njohura.

Please follow and like us: