Albspirit

Media/News/Publishing

Brilantina Lekaj: Veshja e Dukagjinit

Veshja e Dukagjinit është një prej veshjeve më të vjetra, e cila daton qysh prej kohërave të lashta. Këtë zanat të trashëguar nga e ëma, Fitore Muçaj e bën me shumë qejf. Në një bisedë për ATV-në, ajo tregon si e ka trashëguar këtë zanat dhe sa e vështirë të punohet një veshje e vajzave të Dukagjinit. “Unë kam fillu që në moshën 13-14 vjeçe, tash e 32 vite. Është zanat prej familjes, pra është trashëgim prej nënës, prej familjes ku kam jetu në Isniq. Veshja e Dukagjinit do përkushtim të madh, merr kohë shumë, është goxha shumë e vështirë, por kur ta bësh me pasin, nuk është shumë e vështirë. Mua për vete nuk më vjen shumë vështirë. Kohë merr goxha shumë. Me e punu veshjen për një person merr 3-4 muaj”, tregon Muçaj.

Please follow and like us: