Albspirit

Media/News/Publishing

Ndërron jetë ylli i “Peaky Blinders”, Benjamin Zephaniah

Vetëm tetë javë më parë u diagnostikua me tumor në tru, dhe tani, mësohet se poeti dhe shkrimtari britanik, Benjamin Zephaniah, është ndarë nga jeta në moshën 65-vjeçare.

Lajmi është bërë i ditur nga llogaria e tij në Instagram, në të cilën Zephaniahn përshkruhet si një “pionier dhe novator të vërtetë që i dha botës kaq shumë”.

“Gruaja e Benjaminit ishte pranë tij gjatë gjithë kohës dhe ishte me të kur ai kaloi”, shkruhej më tej në postim.
Ai kishte interpretuar dhe rolin e Jeremiah Jesus në serialin tepër të suksesshëm Peaky Blinders. “Benjamin na lë një trashëgimi të gëzueshme dhe mjaft të bukur”, tha familja e tij./revista bordo
Please follow and like us: