Albspirit

Media/News/Publishing

Sadik Bejko: Mjerimi ynë

Nuk di sa është i vërtetë një shkrim që jep një informacion se ndaj I. Kadaresë janë shkruar 45 000 letra denoncuese kur atë e propozuan për çmimin Nobel pas viteve 1990.
Prapë dhe sot në postimin e këtij lajmi kish komente kundët Kadaresë.
Gjithë ata që edhe sot, edhe në këtë postim të lajmit të turpshëm të 45 000 sulmeve kundër tij më 1993, shfryjnë helm kundër një shkrimtari, janë qenie të gjymtuara nga urrejtja, gjarpërinj të rënduar nga helmi. Pse?
Se, në radhë të parë, janë pa tru. Janë vetëm pasion i verbër i urrejtjes. Kadareja këta njerëz nuk i ka prekur kurrë personalisht. Pse e urrenjnë atë? Ai u ka dhuruar letërsi. Letërsi të klasit të parë. Nuk e pëlqejnë atë si letrar, nuk e duan si shkrimtar, e drejtë e tyre. Nuk e pëlqejnë. Mos ta pëlqejnë. Atë e pëlqejnë ndërkombëtarisht miliona njerëz. Është një shkrimtar. Kaq është.
Nuk e pëlqejnë për qëndrimet e tij në jetë. Mos ta pëlqejnë. Pse e urrejnë? Sa njerëz rreth e rrotull nesh, nuk na pëlqejnë, t’i kryqëzojmë ata? Secili njeri ka të drejtë të ketë jetën e tij, mendimet e tij , veshjen e tij, shoqërinë e tij. Huqet e zakonet e tij. Pse duhet t’i bëjmë vërejtje, si dikur në komunizëm? Ta mësojmë të jetë kështu apo ashtu.
Pse t’i bëjmë moral?
Kishte shumë flamurë, thonë.
Atë punën e moralit le ta fusin në prapanicën e tyre. Po ata në familje, në jetë si janë? Kujt i bëjnë moral? Nënës, babës, motrës, vëllait të tyre, njerëzve të afërm? Askush nuk pranon moralin e tjetrit. Lëkurës së tyre të zgjebosur le t’i bëjnë moral.
Janë dhe pa argument veç helmit. Nëse kanë fakte për krime, për faje të Kadaresë, le të ngrenë një akuzë. Le ta denoncojnë atë në gjykatë. Nuk kanë asnjë fakt. Gjykata për krime është e hapur edhe në njëqind vjet.
Por ata/ato janë qenie të helmuara. Njerëz të prishur, të kalbur. Si kërpudhat helmuese. Dhe përhapin vetëm helm.
Përfundimi: Janë pa tru. Janë pa argument. Janë pa moral. Janë pa kompetencë profesionale për të gjykuar një shkrimtar me emër ndërkombëtar.
Por janë helmues. Ky vend i mjerë ka shumë helme e urrejtje të shtypura që e helmojnë në vetvete. Ky është mjerimi ynë.
Please follow and like us: