Albspirit

Media/News/Publishing

FAKULTETI I ARTEVE DHE FAKULTETI I PSIKOLOGJISË ORGANIZOJNË KOLONINË ARTISTIKE TË TITULLUAR “ANIMA”

27 Dhjetor 2023

Në saje të bashkëpunimit mes Fakultetit të Arteve dhe Fakultetit të Psikologjisë, me pjesëmarrje të artistëve të rinj nga Fakulteti i Arteve të Universitetit të Prishtinës, është realizuar kolonia artistike njëditore “Anima”.

Në këtë koloni të udhëhequr nga profesori i Fakultetit të Arteve në Kolegjin AAB, Fitim Aliu, artistët realizuan 17 piktura me motive psikologjike, që do ekspozohen në Klinikën Psikologjike “Anima”.

Studentët pjesëmarrës impresionuan të gjithë me talentin dhe kreativitetin e tyre, në lidhje me këtë tematikë kaq specifike.

Fakulteti i Arteve dhe Fakulteti i Psikologjisë organizojnë koloninë artistike të titulluar “Anima”

Please follow and like us: