Albspirit

Media/News/Publishing

Dea Toçi: PASJETA

Për këdo që ka dikë në qiell

 

T’i merr toka e t’i kthen qielli

në çdo bulzë vese,

në çdo rreze dielli.

Atë çfarë jeta

e ka mbajtur pranë

as pasjeta dot s’e ndan.

Në lartësinë qiellore ndjenjën purifikon,

aty ku rrahjet e zemrave të tyre

dhe lëkundjet e reve

shkrihen përgjithmonë.

Please follow and like us: