Albspirit

Media/News/Publishing

Dy shpërthime pranë varrit të gjeneralit Soleimani, mbi 180 të vdekur në Iran

Dy shpërthime të njëpasnjëshme të ndodhura në një varrezë në qytetin Kerma, ku po mbahej një ceremoni përkujtimore për komandantin e Gardës Revolucionare të Iranit, Qassem Soleimani, i cili u vra nga forcat amerikane në vitin 2020, i kanë marrë jetën mbi 188 personave.

Media shtetërore iraniane raportoi se dy shpërthime ndodhën pranë vendit ku është varrosur Soleimani, ndërsa agjencia e lajmeve Tasnim bën me dije se ato u shkaktuan nga dy bomba me çanta që ndodheshin në hyrje të varrezës, të komanduara nga distanca me një telekomandë.

Babak Yektaparast, një zëdhënës i shërbimeve të urgjencës të Iranit u ka thënë mediave vendase se deri më tani 103 persona kanë vdekur dhe 170 të tjerë janë plagosur, por numri mund të rritet në vijim./a2cnn

Please follow and like us: