Albspirit

Media/News/Publishing

Pension i posaçëm për 15 personalitete, mes tyre Nazmi Hoxha, Aurel Plasari dhe Frederik Ndoci

Qeveria ka miratuar dhënie shtesë të pensionit të posaçëm për 15 personalitete në fusha të ndryshme të shoqërisë shqiptare.

 

Në vendimin e botuar në Fletoren Zyrtare, i cili hyn në fuqi menjëherë, listohen një sërë emrash mjaft të njohur në fushën e artit skenik si Muharrem Hoxha, Eva  Alikaj, Ardian Cerga por edhe në atë të muzikës e sportit si Frederik Ndoci, Suzana  Frashëri, Roland Xhoxhi, Leonard Tase etj., në pikturë me Nazmi Hoxhën, pasuar te studiues Aurel Plasari e të tjerë, të cilët përfitojnë nga ky vendim.
Eva Alikaj- aktore
Muharrem Hoxha- aktor
Frederik Ndoci- këngëtar
Roland Xhoxhi- violinist 
Leonard Tase- volejbollist dhe trajner
Suzana  Frashëri- soprano
Aurel  Plasari- studiues
Mimoza Ibrahimi- volejbolliste
Nazmi  Hoxha- piktor
Xhelal  Kalaja- trajner basketbolli
Diana Mata- qitëse
Ardian Cerga- aktor
Lulëzime Duka- volejbolliste

Pensioni i posaçëm, i parashikuar për personalitetet më të spikatura në vend, është rritur ndjeshëm duke u bërë sa dhjetëfishi i pensionit social.

“Qeveria miratoi dhënien shtese të pensionit të posaçëm shtetëror në masën e dhjetëfishit të pensionit  social por  shuma  e pensionit të  caktuar sipas   ligjit   nr.   7703,   datë 11.5.1993, dhe përfitimeve të caktuara sipas ligjeve për  skemat  suplementare  dhe  trajtimet  e  veçanta, plus këtë shtesë, të mos kalojë dymbëdhjetëfishin e pensionit social”, thuhet në vendim e publikuar në fletoren zyrtare të datës 3 janar 2024.

 

Please follow and like us: