Albspirit

Media/News/Publishing

Ndahet nga jeta përkthyesi dhe publicisti, Armin Tirana

Armin Tirana, një publicist dhe përkthyes i njohur dhe bashkëpunëtorë i gazetës Tema prej 25 vitesh, është ndarë sot nga jeta pas një goditje të papritur në zemër. Armini jetonte prej vitesh në Gjenevë së bashku me familjen e tij dhe kontribuonte në gazetën Tema me përkthimet e tij kryesisht me analiza rreth zhvillimeve në botë.

I lindur në një familje të vjetër tiranase, djalë i Ali Tiranës, nip edhe i familjes së njohur Vrioni, Armini ishte mishërim i urtësisë, kulturës dhe dinjitetit. Lajmi për ikjen e papritur të tij, është pritur me trishtim nga çdokush që e ka njohur, duke lënë në hidhërim të thellë familjen të afërmit dhe miqtë e tij të shumtë në Tiranë dhe kudo ku ka jetuar

Please follow and like us: