Albspirit

Media/News/Publishing

Ismet Hajrullahu: Dardania-epiqendra e krishterimit të hershëm

 

–  Shqiptarët-sa të lashtë, po aq biblikë

 

 

 

Trashëgimia e Kosovës është sa e larmishme për nga gjinitë, po aq e gjerë për nga kohështrirja , që nga parahistoria e deri në ditët tona dhe përbën një pasuri të identitetit tonë të lashtë Ilirian në këto hapësira të Gadishullit Ilirik , apo siç jemi mësuar ta quajmë Gadishulli Ballkanik.

Ilirët si populli lashtë kishin edhe panteonin e tyre te perëndive, që për nga shtrirja dhe kompleksiteti religjioz ,ishin të barabartë me grekët dhe romakët. Prandaj kalimi nga politeizmi në monoteizëm ishte një nder pikat kruciale të zhvillimit historik, jo vetëm në Iliri, por edhe me gjerë.

Kalimi nga besimi pagan në atë të krishterë në Dardaninë antike, vërehet me përhapjen e krishterimit nè hapsirat shqiptare si një fenomen i jashtëzakonshëm i civilizimit njerëzor, evropian.

Apostulli i parë, Shën Pali, në Bibël na njofton se “prej Jerusalemit e përqark në Iliri e kam përhapur Ungjillin e Krishtit”. (Rom.15:19)

Ky argument tregon se shqiptarët janë një popull sa i lashtë po aq edhe biblik. Prandaj jo rastësisht monumentet e krishtera janë të përhapura në masë në territorin dardan.

Në Dardani ishin epiqendrat kryesore të krishterimit të hershëm, ku Justiniana Prima ishte selia e krishterimit. Pastaj qyteti i Ulpianës i riemëruar si Ulpiana Secunda nga vetë perandori Justinian, për nder të ungjit të tij Justinit ishte qendër ipeshkvnore, ku sot janë të zbuluara në Ulpianë dy bazilika në afërsi 100 m nga njëra-tjetra e që rrallë herë i gjejmë në qytetërimin antik, tani se fundi u zbulua edhe  kisha katolike e shek. VI në Ulpianë me perimetër mbi 75 metra.

E gjithë kjo provon që e kaluara jonë historike ka lënë mbrapa një thesar të jashtëzakonshëm kulturor dhe historik që ka vlera jo vetëm lokale ,por edhe botërore si një thesar unik i trashëgimisë botërore.

Kosova, de fakto është pjesë e UNESCO-s për shkak që tashmë i ka katër Manastire që janë nën mbrojtje të saj, si Manastiri i Deçanit, i Graqanicës, Kisha e Shën e Premtes (Ljeviska), Patrikana e Pejës. Gjithashtu pritet që të futen në mbrojtje të UNESCO -s edhe shumë lokalitete tjera si, Ulpiana antike, Kalaja e Novobërdës se bashku me Katedralen katolike dhe gjithë kompleksin e qytetit të Novobërdës (Artanës), Katedralja katolike e Prizrenit e shumë kala tjera të antikës së vonë, çarshi të vjetra të qyteteve, xhami, teqe, duke e përmbyllur më kullën, si një nga elementet më tipike të arkitekturës së Kosovës së shekujve të fundit.

Please follow and like us: