Albspirit

Media/News/Publishing

Prof. Asoc. Dr. Bernard Zotaj: Studim i plotë për gjeopolitikën ballkanike

Njohje e thjeshtë me autorin

Pano Hallko ka përfunduar studimet e larta në vitin 1985. Në vitin 1989, ka mbaruar kursin pasuniversitar të Filozofisë në Universitëtin e Tiranës. Ai ka qenë korrespondenti i parë i gazetës “Koha Jonë” në Athinë. Në vazhdim edhe i TV “Koha”, si dhe anëtar i Lidhjes së Korrespondentëve të Shtypit të Huaj në Athinë.

Në vijim ka kryer detyrat: Drejtor i Qendrës së Shtypit, Botimeve dhe Përkthimeve në Ministrinë e Mbrojtjes, shef i Botimeve në Qendrën e Analizave të Mbrojtjes dhe Kryeredaktor i “Revistës Ushtarake”, revistë kërkimore shkencore e FA. Ai ka shkruar në gazetat “Koha Jonë”, “Gazeta Shqiptare”, “Ndryshe”, “Ballkan”, “Shekulli”, “Sot”, “Albania” etj. Në të gjitha të përditshmet e mësipërme, ka lëvruar rubrikën e editorialit, të analizës, të opinionit, të reportazhit, të refleksionit dhe të intervistës.

Ka mbrojtur “Master për Sigurinë dhe Mbrojtjen” dhe aktualisht, kryen detyrën e kryeredaktort të botimeve shkencore në Institutin e Kërkimeve Shkencore Ushtarake. Është botues i librave: “Shqipëri të paça ligjet” (2020) dhe “Greqia dhe Shqipëria, siç nuk do duhej të jenë” (2020) dhe së fundi librin “Ballkani, viktimë e gjeopolitikës”.

Hulumtim të thellë në gjenezë

Analizën e saktë të gjenezës gjeopolitike në Ballkan e ka prurë në mënyrë të thjeshtë dhe tepër domethënëse studiuesi i vëmendshmë dhe i kujdesshëm në çdo gërmë, Pano Hallko. Libri vjen para lexuesit të kohës me tepër pretendime, për të njohur dhe për t’u bërë pjesëtar në këtë rrugëtim mijra vjeçarë të gjeografisë së gadishullit, të quajtur Ballkan.

“Mjeshtër i Madh” në diplomaci Shaban Murati, i ka bërë një analizë të saktë dhe konkrete këtij studimi që në vetvete është mbështetur në një literaturë të bollshme, të huaj, të folur dhe të shpjeguar me një qarëtsi mendimi të pastër, si ujët e lumit të Shushicës. Nëpërmjet kësaj literature të shumtë, autori ka kontribuar që çdo lexues për zgjerim të njohurive e gjen përgjigjen aty.

Ai shprehet se “…Gjeopolitika e sotme ballkanike nuk mund të kuptohet drejt, pa hulumtuar thellë në gjenezën e saj. Këtij mision të lartë, të ngatërruar dhe të ngritur në art, autori është gjendur i gatshëm duke u mbështetur në literaturë, ka prurë nëj studim që në natyrën e tij, ka munguar. Leximi i studimit, pra i librit “Ballkani viktimë e gjeopolitikës”, te jep vlera për gjeopolitikën, historinë dhe diplomacinë. Autori gjatë gjithë studimit paraqet në mënyrë të detajuar karakterin e gjeopolitikës ballkanike dhe ndriçon mendimin se “fatet e shtetit fillestar të Shqipërisë janë vendosur historikisht nga Fuqitë e Mëdha”.

Me këtë studim të plotë, autori sjell dhe një dukuri të re të rëndësishme studimore në praktikën shtetërore dhe diplomatike. Nisur nga këndvështrimi, lidhjet, raportet e gjeopolitikës shqiptar në ecjen e saj gjatë historisë, autori sjell në vëmendje qëndrimin, pasurimin e mendimit dhe të teorisë shqiptare në lidhje me marrëdhëniet ballkanike dhe më gjerë.

Ndërsa Dr. Albert Hitoaliaj, një studiues i ri dhe me prespektivë i gjeopolitikës për studimin e përgatitur nga Pano Hallko, është shprehur se “një prej faktorëve më të qëndrueshëm në politikën ndërkombëtare është gjeografia dhe Ballkani ka një gjeografi strategjike me rëndësi”. Autori në studim ka paraqitur dhe arsyet historike të Ballkanit, duke na bërë të qartë se që në fillim për “një mision të vështirë”, por gjatë studimit prej 370 faqe e ka përshkruar dhe qartësuar këtë mision në libër. Autori ka arritur siç shprehet studiuesi Hitoaliaj të “nxjerr një skicë politiko-historike të kombeve ballkanike”. Autori Pano Hallko ka guxuar të përgjigjet, të shpjegojë e qartësojë mendimin dhe veprimin ku në mjaft dukuri dhe problematika të kohës e të kohërave ka heshtje….

Çështjet kryesore që trajtohen në studim

Në fakt studimi është ndërtuar në një mënyrë të thjeshtë, ku çdo problem është trajtuar si një e tërë dhe nga leximi duket qartë që autori i bën një shpjegim duke u nisur nga zanafilla e rajonit, por që për kohën e quan zona në përralla dhe fakte, për të vijuar me përplasjet e brendshme, ndërhyrjen e perëndimit dhe rolin e perandorisë romake të lindjes, ose bizantit dhe si të thuash këtë ta quaj kapitull, e mbyll me analizën beso, e mos kërko!

Më tej autori vijon me problematika të rrjedhës shekullore si greko-turqizma, një rrymë “çuditërisht” reale, “dashuri dhe urrejtje” franko-ruse, “libertede commerce, liberteduculte” (tregëti e lirë dhe liri fetare), për të arritur te fillimi i fundit, fryma perëndimore, aspiratë, turqit e rinj dhe Isuf Akcuraja dhe grekoturqizmi në vitin 1908.

Pataj studimi përqëndrohet në kryengritjet dhe lëvizjet e 1909-ës, kultura dhe qytetërime, sulmi italian dhe Luftërat Ballkanike, “Agjencia e Ballkanit” në Athinë, vazhdon me Lufta e Parë Botërore, Greqia, në “gardhin e hekurt”, përparësi marrin luftërat dhe traktatet… vijon me traktati i fshehtë, lufta greko-turke, një shtet me “qylaf” perëndimor, Ataturku dhe bota e tretë për të përfunduar me ikja e Venizellos.

Më tej në studim marrin përparësi problemet “Europa e Bashkuar”, ideja franceze e 1929-ës, Ballkanët…, “Behari” greko-turk, afrimi serbo-bullgar, Fuqitë e Mëdha në Ballkan, kostoja e “bamirësisë”, të gjithë drejt Ataturkut, dashuri dhe frikë dhe përfundon me një përmbledhje, ku e mbyll me një këngë që këndohej në Ballkan, ku ndër të tjera kënga vazhdonte: “kam frikë nga ata / që mendojnë “për mua”, “pa mua”…

Studimi trajton dhe probleme të fqinjëve vertikalë dhe horizontalë siç shprehet autori, për ata që e shanë, edhe e shpëtuan Greqinë, arvanitasit e Atikës dhe roli i tyre në Rilindjen Kombëtare, shkatërroi “euro-n” e parë dhe…rrezikoi të dytën, turkesha e Rodopit dhe…hebreu i Janinës!

Për ta përmbyllur studimin autori ka dhe problemin e fundit, por nga rëndësia të parin që analizon këmbëngulja serbe për “Ballkanin e Hapur”, Ballkan, i paketuar me “tjetër emër”, pse ndodhi kështu me nismën?, si dhe aleanca francë-greqi-serbi.

Dy fjalë për skicën në kopertinë

Skica ironike në kopertinë është marrë nga një gazetë finlandeze në vitin 1913, kohë kur shqyeshin kufijtë e Shqipërisë nga shetet e Fuqive të Mëdha dhe motivohet “për mosmarrëveshjet mbi kufirin e Shqipërisë”. Fuqitë e Mëdha me përfaqësuesit e tyre diskutonin kufijtë përfundimtar të Shqipërisë, por ironia therëse e skicës qëndron në sasinë e madhe të vijave për kufijtë, të cilat përfaqësonin dhe interesat e tyre. Qytet dhe krahina të tërë si Janina, Gjakova, Prizreni, Kumanova dhe Peja, etj., liheshin jashtë, duke e zvogëluar Shqipërinë, histori që siç shprehet autori “duket sikur po jetohet edhe sot me Kosovën…”.

Në libër janë përshkruar me detaje dhe me themel nyjet e ndërlikuara të interesave të Fuqive të Mëdha. Panorama e plotë dhe informacioni i pafund, e bëjnë studimin një analizë të saktë të vijave të pafundme me interesa, në kufijtë e shteteve në Ballkan. Autori arrin në përfundim se “Shqipëria ka qenë viktimë e shovinizmit të fqinjëve tanë vertikale”.

Autori me guxim dhe qasje të gjeopolitikës në Ballkanin viktimë, gjatë gjithë studimit ka qenë me këmbë në tokë siç i thonë fjalës shqip, na ka sjellë një studim të mirëfilltë, duke hapur në çdo parashtrim të problemeve një ballafaqim me të vërtetën historike dhe diplomatike në rrugëtimin historik të Shqipërisë dhe të shteteve ballkanike në rajon.

Studiuesi Pano Hallko me guxim dhe ndjenjë atdhetarie ka folur hapur, pa dorashka, e ky është një kontribut madhor i Tij, duke lënë një vepër për studim nga brezi i ri dhe studentët e të gjithë studiuesit si mund të analizohe dhe të shterohet një problem.

Please follow and like us: