Albspirit

Media/News/Publishing

Istriva Gava: Dashuria, sekreti më i bukur njerëzor

Ese 
Dashuria është një ndjenjë e fuqishme dhe e jashtëzakonshme për një njeri. Ajo është e pamundur të përkufizohet, si e tillë mbetet dhe çështje debatesh.
Ndjenja e dashurisë është shpesh baza frymëzuese e shfaqeve kryesore artistike si muzika, letërsia, artet figurative dhe kinemaja. Do të ketë gjithçka, edhe baltë e stuhi, Por gjithçka bashkë duhet ngrysur në këtë jetë.
Dashuria është një këngë plot melodi, por ta thurësh këngën nuk është e lehtë. Po sa poezi, sa këngë, sa tregime, novela e romane, sa piktura e skulptura, sa filma janë realizuar e do të realizohen për ndjenjën më magjepse?! Thuajse është krejtësisht e pamundur të përkufizohet ajo. Secili nga ne përjeton në mënyren e vet. Kjo nuk na heq të drejtën të themi se dashuria është një përzierje ngazëllimi dhe trishtimi, lumturi, përmalluese dhe trishtim i thellë. Dashuria është më tepër një përvojë biologjike dhe jo një përvojë zgjedhjeje. Kur është fjala për dashurinë gjithnjë përmendim shkrimtarët, poetët dhe mendimtarët si: Dante, Shakespeare, Voltaire, Ovid, Rousseau, Neruda, Octavio Paz, Bataille, Goethe, Diderat etj që kanë trajtuar dashurinë në veprat e tyre . Arti poetik me sonetin dhe këngë kanë qenë dhe do mbeten mjete të parapëlqyera të shprehjes me fjalë, përveç letërkëmbimit dashuria që është trajtuar në kryevepra legjendare.
Gjendja psikike me përjetime të fuqishme, të shkaktuara nga pasionet dashurore janë në origjinë jo vetëm të trajtuara në arte dhe letërsi, por edhe (përpjekje vetëvrasjesh, krime te rrembyera).
Kur njerëzit e shohin marrëdhënien e tyre pa gëzim e gjejnë zgjidhjen te divorci, aktualisht 40 përqind e shqiptarëve përfundojnë në divorc. Shkak janë martesat para moshës njëzetvjeçare, kur rritet niveli i punësimit të grave, nuk kanë marrë edukimin e mirë dhe të ngjashëm, frika nga kostot e perfundimit dhe një ndjenjë detyrimi moral, xhelozitë dhe sepse njerëzit sot dashurojnë më pak. Për një martesë të suksesshme, ndërveprimet pozitive (buzëqeshja, prekja, përgëzimi, qeshja) ia kalojnë në raportin pesë me një ndërveprimeve negative (sarkazma, fyerja, ironia, mosmiratimi).
Partnerët e suksesshëm kanë mësuar të frenojnë reagimet e forta “zjarr me zjarr” dhe të depersonalizojnë konfliktin me shprehje të tilla si: “Unë e di që nuk është faji yt”. Është mirë që partnerët të kritikojnë më pak dhe të ankohen më pak.
“Partnerët që parashikojnë se dashuria e tyre do të zgjatë përgjithmonë ose që besojnë se intimiteti i tyre do të mbetet i paprekur, duhet të përgatiten se do të zhgënjehen. Vazhdimisht ata duhet të punojnë për kuptimin, ndërtimin dhe rindërtimin e marrëdhënieve të dashurisë. Marrëdhëniet janë ndërtesa dhe me kalimin e kohës, nëse nuk merementohen, ato rrënohen”.
Mendjet e ngjashme, intimiteti shoqëror dhe seksual, dhënia dhe marrja e ekuilibruar e burimeve emocionale dhe martesore bëjnë të mundur të kundështohet thënia “Dashuria e bën kohën të kalojë dhe koha e bën dashurinë të kalojë”. Duhen përpjekje të mëdha për të ndaluar rënien e dashurisë. Gjëja më e mençur që ka arritur njeriu është aftësia për të dashuruar gruan, për t’iu përulur bukurisë së saj, nga dashuria për gruan ka lindur gjithçka e bukur mbi tokë. Dashuria është sekreti më i bukur njerëzor!
Please follow and like us: