Albspirit

Media/News/Publishing

Rudina Muharremi Beja: TI MË THUA

Ti më thua se egërsia e kohës
nuk mund ta mbulojë dritën e një shpirti
as firauni që zbret errëtisë së shkallëve
e me nofulla të mermerta përtyp një enigmë
as të pabesët që u fshehën barkut të një kali
mbërritur si “dhuratë e zotave”
më pas për të shndërruar gjithçka në gërmadhë…
Ti më thua se poshtë rrënojave të hirta
gjithmonë një feniks mbetet gjallë…
Please follow and like us: