Albspirit

Media/News/Publishing

Dr. Irisi, pёr mua do tё mbetet ikona e pasionit

Dr. Oriana Osmani Moja
Sa herё kujtoj profesoreshё Irisin, mendja mё shkon te Julia Roberts nё filmin Buzёqeshja e Mona Lizёs. E kujtoj mirё qё pёr herё tё parё, jemi parё gjatё asistencёs sё profesorёve tё dёgjuar tё letёrsisё, ku ajo mundohej, sadopak, tё zbuste pedantizmin e tyre, pёrmes komenteve aq tё gjetura pёr ne studentet e reja e plot idealizёm. E adhuronim! Pёr natyrёn e saj, pёr buzёqeshjen, por ajo do tё na çarmatoste, pёrfundimisht, nё njё orё seminari, diku andej nga viti i tretё, kur filloi tё fliste pёr Brezin e Humbur. Ishte njё nga ato sallat e katit tё dytё tё ndёrtesёs, sallё e madhe ku zёri i profesorёve donte kohё e fuqi pёr tё ardhur te ti, por, atё ditё, seç kishte njё heshtje dhe zёri i profesoreshё Irisit arrinte pastёr e qartё tek unё. Ia ndiqja lёvizjet e duarve, mimikёn, pasionin, mençurinё, lehtёsinё nё shpjegimin qё i bёnte Gertrude Stein-it. Njё çast, ajo ndalet e bёn pyetjen: “Po ju, a jeni ndjerё ndonjёherё tё humbur”?! Nga salla pati tek-tuk pёrgjigje, por ashtu si njё uragan erdhi edhe pёrgjigjja e saj: “Luftoni, luftoni pёr fatin tuaj!”.
Ishte njё nga ato orёt qё studenti kёrkon tё motivohet e tё gjejё vetveten. Orёt mё pas, do tё ishin orё tё zjarrta diskutimi sesi letёrsia zbukuronte realitetin dhe jetёt tona, nё ato kohё tё vёshtira qё jetonim.
Tashmë në profesionin e saj, përpiqem të zgjoj të studentët e mi, atë ç’ka ajo zgjoi te unë vite më herët, dashurinë për letërsinë, artin, të bukurën!
Profesoreshё Irisi, pёr mua do tё mbetet ikona e pasionit, seriozitetit dhe interpretimit unik tё letёrsisё.
==========
Dr. Oriana Osmani Moja
Mёsuese nё gjimnazin “Petro Nini Luarasi”, pedagoge nё Universitetin e Tiranёs, Fakulteti i Shkencave Sociale, dega Filozofi.
Ish-studente nё degёn Gjuhё-Letёrsi shqipe, Fakulteti i Historisё dhe Filologjisё, Universiteti i Tiranёs.
Foto e shkёputur nga promovimi i librit “Letёrsia nё Psikanalizёn e Freud-it dhe dilemat ekzistenciale”. Tiranё, Nёntor 2023.
Please follow and like us: