Albspirit

Media/News/Publishing

HAPET THIRRJA PËR PJESËMARRJE NË JAVËN NDËRKOMBËTARE NGA UNIVERSITETI CAEN NË NORMANDI

Universiteti i Caen në Normandi të Francës ka shpallur të hapur thirrjen për pjesëmarrje në Javën Ndërkombëtare e cila do mbahet nga data 8-12 prill 2024, si pjesë e programit Erasmus+, ku do mirëpriten përfaqësues të stafit të Kolegjit AAB në Ditët e Partneritetit, për të takuar partnerët aktual dhe për të zgjeruar rrjetin e bashkëpunimit me partnerë të tjerë.

Java përfshin takime, prezantime dhe seminare, ndërsa të drejtë aplikimi kanë këto fakultete: Fakulteti i Komunikimit Masiv, Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, Fakulteti i Shkencave Kompjuterike, Fakulteti i Juridikut, Fakulteti i Gjuhës Angleze, Fakulteti i Shkencave Kompjuterike.

Kjo javë ndërkombëtare nënkupton gjetjen e partnerëve për projekte të ardhshme bashkëpunimi, caktimin e takimeve si vazhdimësi e përpilimit të projekteve të reja dhe ndarjen e përvojës me kolegët.

Për këtë javë nga Kolegji AAB do të caktohet nga një profesori fakulteteve të lartpërmendura, pra 4 përfaqësues nga institucioni.

Linku për aplikim: klikoni këtu, ndërsa afati për aplikim është deri me 31 janar 2024.

Rezultati i të përzgjedhurve do të publikohet me datën 1 shkurt 2024, të cilët më pas kanë afat deri me 10 shkurt ta bëjnë regjistrimin në këtë link.

Hapet thirrja për pjesëmarrje në Javën Ndërkombëtare nga Universiteti Caen në Normandi

Please follow and like us: