Albspirit

Media/News/Publishing

Shaban Murati: Homazh për sportistin e shquar durrsak, Xhavit Sharra

Është dhimbje e madhe të mësosh lajmin e hidhur të ikjes nga jeta të shokut tënd të ngushtë të fëmijërisë Xhavit Sharra dhe të mos kesh mundësi të vendosesh një buqetë me lule!

Është sportisti i shquar i notit dhe i sportit durrsak, njeriu gjithmonë i qeshur dhe i mrekullueshem i lagjes ‘Sefer Efeniu’, aktor i talentuar që ka luajtur me trupën artistike të Portit dhe në një rol episodik në filmin “Duel i heshtur”.

U nda nga jeta larg Durrësit dhe Shqipërisë, në Itali ku jetonte me gruan dhe fëmijtë, duke lënë pas vetes boshllëkun, që lënë pas vetëm njerëzit e rrallë e të mirë!

Please follow and like us: