Albspirit

Media/News/Publishing

Ana Llazo: Arsimi profesional dhe tregu i punës

??????????

Arsimi profesional reagon ndaj kërkesave të tregut të punës dhe zhvillimit ekonomik duke u pershtatur më së miri me nevojat e tregut kombëtar, rajonal dhe ndërkombëtar. Ky arsim synon përgatitjen e nxënësve në përvetësimin e njohurive dhe aftësive profesionale praktike. Arsimi profesional përgatit specialistë të aftë për punë, por në të njëjtën kohë nuk i ndalon ato të studjojnë më tej në universitet. Arsimi profesional ne vetvete synon të përcjellë konceptin e të nxënit gjatë gjithë jetës duke i krijuar individëve mundësi trajnimi në mënyrë që të fitojnë njohuri të reja të vazhdueshme dhe t’i venë ato në zbatim dhe praktikë.

Pjesa më e madhe e nxënësve që përfundon arsimin profesional punësohet menjëherë duke plotësuar njëkohësisht nevojat e tregut të punës. Ajo cka ne duhet t’i referohemi dhe cfare funksioni ka arsimi profesional është; Një  program studimi i krijuar për të përgatitur nxënësit që të punojnë në fusha specifike. Koncepti bazë i arsimit profesional është orientimi praktik, displinimi në punë dhe pavarësia. Pse është i rëndësishëm arsimi profesional?

Së pari ofron individë të kualifikuar në përputhje me kërkesat e tregut.

Së dyti i krijon mundësi punësimi grupmoshës së re e cila është e pa favorizuar.

Së treti mbështetja e arsimit profesional me drejtimet e kerkuara ne sektorë te caktuar përbën një vlerë të shtuar.

Cilat janë disa nga sfidat që përballet arsimi profesional?

Së pari kurrikula ka nevojë për përmirësim cilësor.

Së dyti mungesa në infrastrukturën didaktike dhe mungesa e pajisjeve të nevojshme. Përfshirja praktike është shumë e nevojshme.

Së treti mungesa e lidhjes konkrete me tregun.

Së katërti përmirësimi i metodave në mësimdhënie. Një sistem arsimor profesional më praktik dhe më aktiv do të përkthehej në një sistem kontribues për shoqërinë.

Please follow and like us: