Albspirit

Media/News/Publishing

Astrit Lulushi: Fuqia e fjalës

Astrit Lulushi
Fjalët janë të afta edhe për të ndryshuar rrjedhën e historisë. Ato mund të fitojnë luftëra ose t’i parandalojnë ato; mund të japin ngushëllim përballë vështirësive dhe të frymëzojnë të tjerët për bëma dhe zbulimet të mëdha; mund t’i lirojnë njerëzit, ose të paktën t’i vendosin në rrugën drejt lirisë.
Nga fjalët emocionuese të mbretëreshës Elizabeth I, në shekullin XVI, veçojmë:
“E di që kam trupin e një gruaje të dobët, por kam zemrën dhe stomakun e një mbreti, nëse mendoj se Parma ose Spanja, ose ndonjë princ i Evropës guxojnë të pushtojnë kufijtë e mbretërisë sime”.
Në 1588, ndërsa priste një pushtimin nga Armada spanjolle, Mbretëresha Elizabeth I iu drejtua trupave të saj të mbledhur në Tilbury, Angli. Elizabeta, e veshur me një fustan të bardhë prej kadifeje dhe me parzmore, hypur mbi një kalë gri, dukej si një figurë pothuajse mitike.
Ndërsa fjalimi i saj emocionues nuk ndikoi drejtpërdrejt në fundin e Armadës, anglezët kishin një besim të ri te mbretëresha e tyre, gjë që do të ndihmonte për ta bërë kombin e vogël një fuqi botërore.
“Jam i bindur se dielli është i palëvizshëm në qendër të rrotullimit të rruzujve qiellore, ndërsa toka rrotullohet rreth boshtit të saj dhe rreth diellit”, tha Galileo Galilei
Heliocentrizmi – ideja që Toka dhe planetët rrotullohen rreth diellit në qendër të universit – ka qenë që  nga lashtësia. Por ishte Galileo ai që i pari siguroi prova duke përdorur një teleskop.
Në 1615, ai u hetua nga Inkuizicioni Romak i Kishës Katolike për besimet e tij të supozuara heretike dhe kaloi një pjesë të jetës së tij në arrest shtëpiak. Sot, ai konsiderohet babai i astronomisë vëzhguese, fizikës moderne dhe metodës shkencore.
“Jemi shumë të vendosur që këta të rrënë nuk do të kenë vdekur më kot – që ky komb, nën Zotin, do të ketë një lindje të re të litisë – dhe qeveria e popullit, nga populli, për popullin, nuk do të zhduket nga faqja e dheut”.
Më 19 nëntor 1863 – pak më shumë se katër muaj pasi ushtritë e Bashkimit mposhtën Konfederatën në Betejën vendimtare të Gettysburgut gjatë Luftës Civile Amerikane – Presidenti Lincoln mbajti një fjalim të shkurtër në nder të atyre që vdiqën në mbrojtje të lirisë.
Nelson Mandela mbajti fjalimin e tij “Unë jam i përgatitur të vdes” nga banka e akuzës si i pandehur në gjyqin Rivonia të vitit 1964, në të cilin ai dhe kundërshtarët e tjerë kryesorë të aparteidit dolën në gjyq me akuzat për sabotim, një krim që dënohej me vdekje. Fjalimi tre-orësh konsiderohet si një nga fjalimet më të mëdha të shekullit të 20-të dhe një thirrje për drejtësinë racore dhe idealet demokratike.
Mandela, megjithatë, u dënua me burgim të përjetshëm. Ai kreu 27 vjet të dënimit dhe katër vjet pas lirimit të tij në 1990, u zgjodh presidenti i parë me ngjyrë i Afrikës së Jugut.
Please follow and like us: