Albspirit

Media/News/Publishing

Astrit Lulushi: Gjenezë

Në studimet e fundit gjenetike thuhet se Neandertalët nuk ishin kurrë në Afrikë. Ajo që ndodhi është se disa hominidë të mëparshëm, ndoshta Homo Erectus i hershëm, u zgjeruan jashtë Afrikës. Ky hominid kishte një numër speciesh pasardhëse në Evropë dhe Azi, duke përfshirë Neandertalët. Neandertalët u përhapën nga Azia perëndimore deri në brigjet e Atlantikut në Evropë, por kurrë nuk hynë në Afrikë.
Por pse hominidët e mëparshëm u larguan nga Afrika? E paqartë. Ndoshta kushtet mjedisore miqësore bënë një korridor nga vendi që është sot Egjipti dhe Briri i Afrikës në Lindjen e Mesme. Kjo duket se është ajo që ndodhi kur Homo sapiens u zgjerua nga Afrika gati dy milionë vjet më vonë.
*
Ballkani është ndoshta rajoni gjenetikisht më i larmishëm në Evropë
Grekët janë një grup etnik i lashtë i formuar nga Danaanët (të cilët erdhën nga Egjipti rreth vitit 1600 pes) dhe u përzien me popullsinë vendase në pjesën juglindore të Ballkanit dhe Mesdheut. Ata i kanë mbajtur këto shenja gjenetike për më shumë se 3600 vjet pa histori gjatë asaj periudhe, duke regjistruar ndonjë ndikim serioz nga një grup tjetër etnik mbi ta.
Bullgarët dhe serbët janë sllavë, të cilët etnosin e tyre e formuan pas shekullit të VII përafërsisht në territoret e tyre të sotme në një bashkim të popullsisë vendase atje – fiseve ballkanike (ilirë, trakë, paionë etj.). Në formimin e grupit etnik bullgar, rol vendimtar luajtën protobullgarët, të ardhur në Evropë nga Azia.
Origjina e rumunëve nuk konfirmohet kategorikisht nga historia zyrtare. Teoria më e mundshme është se rumunët e kanë prejardhjen kryesisht nga Dako-Romakët, një grup etnik i formuar nga bashkëjetesa e dakëve lokalë (fisi thrak) dhe kolonistëve romakë në provincën romake të Dakisë në veri të Danubit.
Origjina e shqiptarëve gjithashtu nuk është përcaktuar përfundimisht nga historia. Shumica e historianëve mbrojnë mendimin se shqiptarët janë pasardhës të popullsisë së Ballkanit që nga lashtësia – ilirët (vendas ose të shpërngulur nga veriu) me mundësinë e ndikimit dak dhe/ose trak (Agrianët dhe Paionët). Ata janë të gjitha fise të romanizuara ballkanike gjatë Perandorisë Romake. Shqiptarët e konsiderojnë veten si pasardhës të ilirëve. Është përhapur edhe mendimi se shqiptarët rrjedhim nga pellazgët që shtriheshin në këtë rajon të Ballkanit shumë kohë edhe para mbërritjes së helenëve. Me këtë hipotezë nuk pajtohet historia zyrtare.

Please follow and like us: