Albspirit

Media/News/Publishing

Astrit Lulushi: Arka

Kush ishte personi i fundit që e pa Arkën e Besëlidhjes në çfarëdo forme?
Është fjala për kutinë e madhe të artë që mban dhjetë urdhërimet që thuhet se iu dhanë Moisiut nga Perëndia.
Indiana Jones sigurisht sjell një variant. Por është fiksion.
Kërkohet një mendim më serioz, nëse jeni i krishterë ortodoks, veçanërisht etiopian, ose një hebre etiopian, ose ndonjë studiues teologjik. Kur dhe kush e pa për herë të fundit Arkën e Besëlidhjes?
Thuhet se është kujdestari i kishës në Aksum, një qytet i vogël në malësinë veriore të Etiopisë. Murgu hyn dhe nuk del kurrë deri në ditën që vdes. Pasi vajoset, murgut të virgjër i ndalohet të dalë nga oborrit të kishës.
Judenjtë besojnë se arka u zhduk në kohën e pushtimit babilonas në 586 pes.
Historia thotë se Mbretëresha e Shebës, e cila thuhet se është nga Etiopia ose Jemeni – në atë kohë, Jemeni ishte pjesë e mbretërisë etiopiane – udhëtoi për të kërkuar mençurinë e mbretit Solomon në Jerusalem. Në kthim, ajo kishte fëmijën e tij të quajtur Menelik.
Vite më vonë, Menelik udhëtoi për në Jerusalem për të parë të atin. Në udhëtimin e kthimit, Solomoni urdhëroi që bijtë e parë të lindur të njerëzve fisnikë dhe priftërinjve ta shoqëronin. Pa e ditur Menelik, ata e vodhën Arkën dhe e morën me vete në Etiopi. Kur e mori vesh, Meneliku arsyetoi se nëse një gjë e tillë e fuqishme e lejonte veten të vidhej, atëherë duhej të ishte me të. Kjo kishte ndodhur 3000 vjet më parë. Që atëherë është ulur në një vend të shenjtë, të ruajtur nga një varg priftërinjsh të virgjër.
Askush përveç këtij murgu nuk mund ta shohë atë.
A është e vërtetë? Epo, ka diçka brenda që e motivon një të ri të hyjë dhe të mos dalë kurrë.
Etiopianët gjithashtu kishin Judaizëm një mijë vjet përpara se të bëheshin të krishterë. Me fjalë të tjera, përpara se judaizmi apo krishterimi të vinte në Evropë. Etiopia i praktikonte të dyja. Ata kanë ende një numër të madh hebrenjsh të mbetur në Etiopi.
Gjithashtu përgjatë rrugës që ka kaluar Arka nga Jeruzalemi në vendin e saj të tanishëm të prehjes, janë zbuluan tempuj hebrenj, madje edhe në zona që sot nuk kanë një kulturë hebraike, si në Egjipt dhe Sudan. Të gjitha datojnë rreth 3000 vjet më parë. A u ndërtuan tempujt për të vendosur për pushim Arkën gjatë udhëtimit të saj? Disa thonë se Arka ndodhet në Jeruzalem, duke u nisur nga fakti se Israli ka kohë përpiqet për rindërtimin e Tempullit të Jeruzalemit, ku, si dikur, të vendosej Arka. Të tjerë dyshojnē se Arka ndodhet në Washington.
Pra, kush e di?, por historia e saj përbën një skenar më të mirë se  filmi “Raiders of the lost Ark”.
Please follow and like us: