Albspirit

Media/News/Publishing

Zana Tako: Jeto… 

 

Jeto, jo sikur nuk di,

se jetën nuk ta fal njeri!

 

Mos u frikëso,

se frika nuk të përqafon,

por me shtrëngimin e saj,

më shumë të hidhëron!

 

Mos u kthe pas,

se kthimi nuk ta zgjat jetën,

as ta ëmbëlson,

dyshimin edhe më shumë ta shton!

 

Ruaju dyshimit,

se nuk ta bën natën ditë,

ashtu sikur vjen,

ashtu edhe duhet të ikë!

 

Mos e pesho brengën,

rëndesa e saj nuk ta zbut zemërimin,

por ta rëndon hapin,

e rruga e humbet fillimin!

 

Të jetosh e ka një qëllim,

por jeta nuk jetohet për përfitim,

se e humbet qëllimin,

kur merr në shenjë përfitimin!

 

Të humbasësh në jetë,

është provë dhe përfitim,

njeriu duhet të mësojë,

që të dijë se çfarë duhet të fitojë!

 

Fitorja nuk është lavdi e njeriut,

e njeriu nga fitorja mund të bëhet hero,

por ka heronj me varkë të shpuar,

që mbyten edhe duke festuar!

21 Shkurt 2024.

Please follow and like us: