Albspirit

Media/News/Publishing

Festohet në Zarë 16-vjetori i Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Zarë, 23 Shkurt 2024.
16 Vjetori i Pavarësisë së Republikës së Kosovës, u festua përmes një ceremonie mbresëlënëse edhe në qytetin e Zarës, në Kroaci.
Kjo feste u organizua nga Kryetarja e Këshillit të Pakicës Kombëtare Shqiptare, në Zarë, znj. Arta Dodaj dhe Konsulli i Nderit i Republikës së Shqipërisë në Zarë, z. Anton Dedaj.
Të Premten, më 23 Shkurt 2024, nga ora 18:00 deri në ora 21:00, në Hotel Kolovare, në Zarë, u festua bukur me muzikë, recitime e valle, festa e Pavarsisë së Kosovës.
Të pranishëm në keto festime ishin kryetari i Bashkisë së Zarës, si dhe mjaft drejtues të lartë të kësaj bashkie; Profesorë të Universitetit të Zarës, Deputetja Shiptare e Parlamentit Kroat, znj. Ermina Lekaj Prljaskaj, Ambasadori i Republikës së Kososvës në Zagreb, Dr. Martin Berishaj, Konsulli i Nderit i Republikës së Shqipërisë në Zarë, z. Anton Dedaj, Kryetarja e Këshillit të Pakicës Kombëtare Shqiptare, në Zarë, znj. Arta Dodaj si dhe mjaft shqiptarë të Kosovës, Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe krejt trojeve shqiptare që banojnë në qytetin e Zarës dhe mbarë Kroacinë, si dhe mjaft shqiptarë nga diaspora.
Moderatore e aktivitetit ishte znj. Donika Dedaj. Të pranishmit ndoqën me interesim fjalimet Kryetares së Këshillit të Pakicës Kombëtare Shqiptare, në Zarë, znj. Arta Dodaj, të Dr.Martin Barishajt, të Deputetes Shiptare të Parlamentit Kroat, znj. Ermina Lekaj Prljaskaj dhe të të pranishmëve të tjerë që ligjaruan,  si dhe u argëtuan me rectimiet e bukura të fëmijeve shqiptarë dedikuar Pavarsisë së Kososvës.
Please follow and like us: