Albspirit

Media/News/Publishing

Astrit Lulushi: Njeriu i lumtur

Aristoteli
 A mund t’i kuptojnë njerëzit Aristotelin dhe Platonin?
Për studentët e filozofisë, Aristoteli dhe Platoni janë figura të njohura.
Në Indi, për shembull, indianët janë afërsisht të vetëdijshëm për filozofët tyre të lashtë dhe konceptet tepër komplekse.
Por ka një numër njerëzish që nuk shqetësohen dhe merren me biznesin e jetës së tyre të përditshme.
Disa tipare njerëzore janë universale. Ka padyshim dallime për shkak të vendit, nivelit të zhvillimit, prioriteteve etj. Ne kemi anketa statistikore që tregojnë njërin ose tjetrin përfundim;   se si britanikët modernë mund të dinë më shumë për ndonjë këngëtar, futbollist, ose mbretëror, sesa për Shekspirin. Edhe e kundërta mund të jetë e vërtetë. Nëse ndonjë thotë se mund të kuptojë Aristotelin dhe Platonin, mund të ketë të tjerë që thonë jo. Kjo nuk duhet të çudisë. Mē kujtohet një fshatar që jetone në thellësi të vendit, i cili. nuk e dinte se kush ishte Skënderbeu, jo më udhëqësit moderne. Jeta e tij ishte përqëndruar në dhi e dele, dhe askënd tjetër. Dhe jetonte me lumturinë e tij.
Toka – pa gardhe, sinore, kufi – është e njëjtë për të gjithë; ata që kanë rënë për ta mbrojtur ose për ta pushtuar –  janë heronj të një lufte të gabuar – kanë dashur t’i vënë kufij tokës.
Amerikanët autoktonë u habitën me veprimet e kolonistëve kur filluan të blinin toka – duke thënë se toka vetëm mund të vidhet; por si pronë e natyrës, ajo nuk mund të blihet dhe as të shitet.
Please follow and like us: