Albspirit

Media/News/Publishing

24 MAJ 2024/MBAHET KONFERENCA NDËRKOMBËTARE E ARKITEKTURËS DHE ARTEVE NGA KOLEGJI AAB

8 Mars 2024

Në kuadër të festivalit vjetor Prishtina Architecture and Arts Festival (PAAF), me 24 maj do të mbahet Konferenca Ndërkombëtare e Arkitekturës dhe Arteve nga Kolegji AAB.

Tema e kësaj konference do të jetë: “Në mes të identitetit, transformimit dhe teknologjisë”; me qëllim fokusin në trajtimin e temave në nivel kombëtar, rajonal dhe ndëkombëtar.

Afati i fundit për dorëzimin e abstrakteve është 12 prill 2024.

MË SHUMË DETAJE RRETH KONFERENCËS:

Temat që i kontribuojnë tematikës së këtij viti janë:

  • Identiteti arkitektural dhe urban
  • Trashëgimia kulturore
  • Transformimi i qytetit
  • Qyteti dhe politika
  • Ndikimet e globalizmit
  • Arkitektura dhe teknologjia
  • Qyteti dhe teknologjia
  • Arti dhe teknologjia

Informata tjera të rëndësishme:

  • Dërgimi i abstraktit rreth 250 fjalë, në formatin e caktuar të konferencës në email adresën: paaf@aab-edu.net
  • Pagesa e regjistrimit: FALAS
  • Kohëzgjatja e prezantimit: 20 min
  • Lloji i pjesëmarrjes: Individual

Linku: https://thesis-journal.net/instructions-for-authors/#Style-guidelines

Please follow and like us: