Albspirit

Media/News/Publishing

Petraq Risto: Rekuiem me një bri…

 
***
Sorkadhja ra në grackë
nga tingulli i bririt të drerit të vrarë
kthyer në bri gjahu…
Dhe dreri i saj dhe dreri i saj e vrau.
E njihte atë bri: shkëlqente
si atëherë kur i përkëdhelte gushën
një hënëz me tinguj qe kthyer tani,
bori që klithte në buzë.
U vra, u vra Sorkadhja
Dhe pylli i madh me ah-e gjethesh dhembjen shpërndau.
Dhe dreri i saj e vrau…
Shpesh na vret ajo që duam më shumë, mendoi në agoni
Pylli luante si orkestër e madhe
Rekuiem me një bri…
Brooklyn, 1 prill, 2013.
Please follow and like us: