Albspirit

Media/News/Publishing

Astrit Lulushi: Dita e fitores

Në tribunë ishte i moshuari Enver. Ishin tre të ftuar VIP…
Aleksandri i Madh, Jul Cezari dhe Napoleon Bonaparti.
~
Ndërsa parada filloi dhe trupat tokësore marshuan në formacionet e tyre të pafundme, Aleksandri tha:
“Shoku Enver, me këta ushtarë të shkëlqyer në komandën time, do ta kisha përfunduar pushtimin e Azisë”!
Enveri bëri një buzëqeshje, i kënaqur nga lëvdata dhe ngriti nje dolli me Aleksandrin,..
~
Parada vazhdonte, dhe ndërsa pilotët krenarë të avionëve luftarakë vërshonin nëpër qiell lart, Jul Cezari po e shikonte me vëmendje, pastaj tha:
“Shoku Enver, nëse do të kisha forcat tuaja ajrore, do të kisha pushtuar të gjithë botën”!
Enveri bërtiti me zë të lartë, mbushi edhe një herë gotën për të bërë dolli me Cezarin, duke shkëlqyer dukshëm.
~
Pastaj sytë e të gjithëve shkuan te Napoleoni, i cili nuk kishte thënë asgjë. Ai mbante në dorë një kopje të ZP-së, gazetës kryesore të vendit dhe dukej se po e kontrollonte tërësisht.
Kaluan çaste, derisa Enveri u përpoq shumë për të tërhequr vëmendjen e Napoleonit.
Për disa sekonda më gjatë, Napoleoni mbeti i palëvizshëm, pastaj u kthye nga treshja, me sytë fare të hapur, si në mosbesim apo çudi… dhe me nderimin më të madh, tha ngadalë:
“Shoku Enver! Nëse do të kisha pasur një gazetë si kjo në kohën time, askush nuk ta kishte marrë vesh humbjen në Waterloo”!
Please follow and like us: