Albspirit

Media/News/Publishing

AMBASADA E FRANCËS NË KOSOVË HAP THIRRJEN PËR APLIKIM NË BURSA UNIVERSITARE NË FRANCË

19 Mars 2024

Ambasada e Francës në Kosovë, Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit si dhe Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit kanë hapur thirrjen për bursa universitare të nivelit master dhe doktoratë për studentët.

Të drejtë aplikimi kanë të gjithë studentët që plotësojnë kriteret sipas nivelit të studimeve.

Në lidhje me kushtet, kriteret e aplikimit dhe dokumentet mund të informoheni përmes linkut të mëposhtëm: https://kosovo.ambafrance.org/Thirrje-per-aplikim-bursa-universitare-ne-France-2119

Ambasada e Francës në Kosovë hap thirrjen për aplikim në bursa universitare në Francë

Please follow and like us: