Albspirit

Media/News/Publishing

Sadik Bejko: Lamtumirë Jorgo Papingji!

U nda nga jeta Jorgo Papingji.
Është një ngjarje e hidhur për botën e artit shqiptar.
Papingji me profesion ishte mësues i fizikës dhe i matematikës, por e bëri të njohur, të adhuruar, poezia për këngë. Papingji-poet tregoi se kishte një cilësi që e veçonte nga të tjerët : ishte krijuesi që besonte se kënga duhet të ketë patjetër mesazh, jo vetëm një fabul të bukur. Shumë nga ata që shkruajnë tekste këngësh dinë të ndërtojnë fabula tërheqëse me vargje të zbukurur me figura. Jorgo Papingji njihte teknikën e poezisë së mendimit (jo vetëm të fjalës së figurshme). Vargjet e tij të godasin me forcën e brendshme, jo me shkëlqimin e jashtëm, pa thelb.
Poetët e këngës janë të rëndësishëm për një kulturë. Ndikojnë drejt për drejt te dëgjuesit. Vargjet e tyre mbartin brengat a pikëpyetjet më themelore të një situate të shoqërisë. Shpesh në botë sociologët pyesin: ç’thonë poetët e këngës? Kënga e lehtë është grafia më e shpejtë e zemrës së një epoke.
Papingji ndër gjithë poetët e rëndësishëm të këngës së kohës së tij, mbeti më i shquari, jo vetëm se qe aq prodhimtar, por se diti njëherësh të këndojë e të mendojë në vargje.
Prehu në paqe Jorgo Papingji!
Please follow and like us: