Albspirit

Media/News/Publishing

Dy ese nga Astrit Lulushi

Gjenezë

 

Në studimet e fundit gjenetike thuhet se Neandertalët nuk ishin kurrë në Afrikë. Ajo që ndodhi është se disa hominid të mëparshëm, ndoshta Homo Erectus i hershëm, u zgjeruan jashtë Afrikës. Ky hominid kishte një numër speciesh pasardhëse në Evropë dhe Azi, duke përfshirë Neandertalët.

Neandertalët u përhapën nga Azia perëndimore deri në brigjet e Atlantikut në Evropë, por kurrë nuk hynë në Afrikë.

Por pse hominidët e mëparshëm u larguan nga Afrika?

E paqartë. Ndoshta kushtet mjedisore miqësore bënë një korridor nga vendi që është sot Egjipti dhe Briri i Afrikës në Lindjen e Mesme. Kjo duket se është ajo që ndodhi kur Homo sapiens u zgjerua nga Afrika gati dy milionë vjet më vonë.

* * *

Ballkani është ndoshta rajoni gjenetikisht më i larmishëm në Europë

Grekët janë një grup etnik i lashtë i formuar nga Danaanët (të cilët erdhën nga Egjipti rreth vitit 1600 pes), dhe u përzien me popullsinë vendase në pjesën juglindore të Ballkanit dhe Mesdheut. Ata i kanë mbajtur këto shenja gjenetike për më shumë se 3600 vjet pa histori gjatë asaj periudhe, duke regjistruar ndonjë ndikim serioz nga një grup tjetër etnik mbi ta.

Bullgarët dhe serbët janë sllavë, të cilët etnosin e vet e formuan pas shekullit të VII përafërsisht në territoret e tyre të sotme në një bashkim të popullsisë vendase atje – fiseve ballkanike (ilirë, trakë, paionë etj. ). Në formimin e grupit etnik bullgar, rol vendimtar luajtën protobullgarët, të ardhur në Europë nga Azia.

Origjina e rumunëve nuk konfirmohet kategorikisht nga historia zyrtare. Teoria më e mundshme është se rumunët e kanë prejardhjen kryesisht nga Dako-Romakët, një grup etnik i formuar nga bashkëjetesa e dakëve lokalë (fisi thrak) dhe kolonistëve romakë në provincën romake të Dakisë në veri të Danubit.

Origjina e shqiptarëve gjithashtu nuk është përcaktuar përfundimisht nga historia. Shumica e historianëve mbrojnë mendimin se shqiptarët janë pasardhës të popullsisë së Ballkanit që nga lashtësia – ilirët (vendas ose të shpërngulur nga veriu) me mundësinë e ndikimit dak dhe/ose trak (Agrianët dhe Paionët). Ata janë të gjitha fise të romanizuara ballkanike gjatë Perandorisë Romake. Shqiptarët e konsiderojnë veten si pasardhës të ilirëve. Është përhapur edhe mendimi se shqiptarët rrjedhim nga pellazgët që shtriheshin në këtë rajon të Ballkanit shumë kohë edhe para mbritjes së helenëve. Me këtë hipotezë nuk pajtohet historia zyrtare.

 

Hamas

Si e justifikojnë protestuesit pro-palestinezë mbështetjen e tyre për sulmin vdekjeprurës të Hamasit ndaj Izraelit?

Protestuesit pro-palestinezë (jo-palestinezë dhe jomyslimanë) thonë se Hamasi është e vetmja organizatë që lufton për palestinezët e shtypur.

Për të rrëzuar “Izraelin shtypës”, mbështetësit palestinezë duan një revolucion socialist dhe “largimin e klasës sunduese të SHBA”, sepse “i jep mbështetje Izraelit”.

Është pikërisht ajo që bënë rusët në vitin 1917 – ndjekur nga “Terrori i Kuq” dhe Lufta Civile në Rusi, e cila zgjati 5 vjet dhe shkaktoi vdekjen e miliona njerëzve. Dhe pastaj nga zitë e bukës që shkaktuan vdekjen e miliona njerëzve, dhe më pas shtypjet politike që shkaktuan vdekjen e dhjetëra miliona, më pas nga Lufta e Dytë Botërore që shkaktoi vdekjen e 80 milionëve dhe vendosjen e diktaturave komuniste në vendet veçanërisht të pazhvilluara që sollën vuajte e vrasje të miliona njerëzve.

Stalini vrau fillimisht miqtë e tij revolucionarë – ata që kryen grushtin e shtetit komunist në tetor 1917. Nga mesi i viteve 1930, të gjithë u pushkatuan.

Dhe pastaj vrau ata që vranë miqtë e tij revolucionarë.

(Pra, nëse ju si revolucionar nuk jeni gati të ekzekutoni të gjithë miqtë tuaj aktualë, atëherë ka shumë mundësi që të vriteni nga ai që merr pushtetin).

Mbi këto gjurmë “të ndritura”, siç thoshte Enveri, ecën komunistët shqiptarë.

Kam jetuar në komunizmin e viteve 1950 – 1980, gjatë “viteve më të mira”. Ishte një sistem i tmerrshëm, shtypës, kudo ku u sprovuan socializmi dhe komunizmi. Unë dhe të mbijetuarit e tjerë të atij sistemi të tmerrshëm e shtypës ju paralajmërojmë, duke jetuar në Perëndim: zgjohuni tani, ose do të jetë tepër vonë.

Çdo përpjekje e revolucionit socialist në çdo vend sjell shtypje dhe terror, luftë civile dhe vdekje të miliona njerëzve.

Dhe tani ata thonë, duan të rrëzojnë qeverinë në vendin tuaj, sepse propaganda e Hamasit tregon video të fëmijëve të vdekur në Gaza. (Kush mund të ishte vrarë nga raketat e vetë Hamasit – sepse 1/4 e të gjitha raketave të lëshuara nga Hamasi në Izrael, janë me të meta dhe bien në vetë Gazën. Ashtu si historia tashmë famëkeqe e “sulmit ndaj një spitali”).

Ndërkohë, zëvendës shefi rus i Këshillit të Sigurimit Dmitry Medvedev premtoi se do të kishte luftë civile në SHBA.

Please follow and like us: