Albspirit

Media/News/Publishing

Sibora Huda: Monda…

Rri mbi atë mermer të ftohtë të akullt,
e ajo që më ngroh është ndjenja,
ato që më ngrohin janë lotët që rrjedhin e vijnë aty tek ti,
duan ndofta të të japin atë që unë nuk ta jap dot më tani,
ndofta bien përtokë të të japin një përqafim.
Tkurrem e më duket vetja krejt e vogël,
para kësaj bote kaq të egër,
para dashurisë si thikë me dy presa,
një që të zbut,
e një tjetër që ndan rrugë,
kjo dashuri si thikë me dy presa,
që të çon kaq lart, por dhe nën të dheut shtresa.
Vazhdoj të godas me fjalë të zjarrta plot mëri,
plot mllef,
ato dyer spitalesh,
që ty të mbyllën aty,
e mua më lanë jashtë në vetmi.
Po tani është e kotë,
se e di, gjë nuk kthej dot,
por mbledh copat e zemrës sime,
e gjeta një më shumë,
e futa dhe atë në pikturë,
por ajo copëz që të takon ty,
nuk endet më e dehur,
tashmë është mbyllur me dry,
është e mbyllur në një kasafortë të fshehur,
aty ku ti, si një lule e pavdekshme ke çelur.
31 Mars 2024.
Please follow and like us: