Albspirit

Media/News/Publishing

Astrit Lulushi: Ligji i disinformimit

Marcus Aurelius
“Ju jeni skllevër, harrojeni lirinë e fjalës”, Marcus Aurelius.
Çështja është ende e hapur. Megjithë se projektligji mbi shpifjet u tërhoq, ligji mbi disinformimin ka të njëjtin synim. Mbi mediat fryn era e njëjtë e deteve të heshtur. Ndonjë qëndron ende e hapur. Aty, ku mbaron despotizmi, vetëm aty fillon njeriu me melodinë e tij unike. Aty mbaron shteti, i shurdhuar nga zhurma e opozitës dhe i thumbuar nga njerëzit e vegjël, fillon liria juaj. Druri dhe shkëmbi dinë të mbajnë heshtje të denjë. Bëhu përsëri si pema që do, ajo me degë të gjera.
Aty ku mbaron vetmia, fillon tregu; dhe aty ku fillon tregu, fillon edhe zhurma e mizave helmuese.
Gjërat më të mira në botë ende nuk janë asgjë; mungon ai që i shfaq i pari.
Sot ka vetëm“showmen”; nga populli kuptohet pak madhështia e tyre. Por ata kanë një shije dhe etje për gjërat e mëdha. Rreth shpikësve të vlerave të reja, bota rrotullohet – në mënyrë të padukshme. Por rreth bufonëve rrotullohen njerëzit dhe lavdia. Frymë kanë, por pak ndërgjegje shpirti; besojnë gjithmonë në atë me të cilën e bën besimin më të fortë – besim në vetvete. Nesër kanë një besim të ri, dhe pasnesër një më të ri; kanë shqisa të shpejta, si njerëzit, dhe humor të paqëndrueshëm. Të përmbysësh – për ‘ta do të thotë të provosh; të çmendesh – dhe njerëzit të binden. Ata besojnë vetëm në zotat që bëjnë zhurmë të madhe.
Tregu është plot me bufonë – dhe turma mburret me njerëzit “e mëdhenj” të kohës, të cilët duan nga ju vetëm Po, dhe lavdërime.
Përvoja e të gjitha puseve të thella është e ngadaltë: duhet të presësh gjatë para se të dish se çfarë ka rënë në thellësitë e tyre. Përveç famës dhe tregut, ndodhin të gjitha gjërat e tjera.
Ik, miku im, në vetminë tënde: Të shoh të thumbuar nga mizat helmuese. Ik andej nga ku fryn një erë e vdekur. Ke banuar shumë pranë të voglit dhe të mëshirshmit. Ik nga hakmarrja e tyre e padukshme. Ata janë të panumërt, dhe nuk është fati yt t’i bashkohesh mozaikut; të panumërta janë këto të vogla dhe të dhimbshme. Shumë ndërtesa rrëzohen nga pikat e shiut dhe mbulohen nga barërat e këqija. Janë gur i goditur nga shumë pika; ato do t’ju thyejnë ose të shpërtheni. Të shoh të lodhur nga mizat helmuese, të shoh të gërvishtur gjakosur në njëqind vende dhe krenaria jote nuk pranon të zemërohet qoftë edhe një herë. Gjakun me gjithë pafajësinë, dëshirojnë shpirtrat e tyre pa gjak – dhe kështu vazhdojnë të thumbojnë. Por ti vuan shumë thellë edhe nga plagët e vogla; dhe para se të jesh shëruar, i njëjti krimb helmues zvarritet mbi dorën tënde. Je shumë krenar. Nuk i thua Jo. Kujdes, megjithatë, që të mos bëhet fati yt të përballosh gjithë padrejtësinë e tyre helmuese.
Please follow and like us: