Albspirit

Media/News/Publishing

Jorida Satka: Aliazh

Më lexoni lëkurën pa kuptuar asgjë.
Kockat e buzëve ofshanin
nga pesha e fjalëve të rënda.
Zezakëria e bardhë mbuloi kockat e fundit të mbetura në mendimet tuaja.
Mendoni se më njihni?
Koha treti edhe vetë mendimin
që u lëshua kundër jush.
dhe palca e saj shkriu errësirën tuaj.
Please follow and like us: