Ambasada e SHBA në Tiranë njofton shqiptarët për aplikimin e vizave
Nga data 2 shtator 2025 do të ketë ndryshime në procedurën e aplikimit për vizë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ambasada e SHBA-së në Tiranë, njofton përmes rrjeteve sociale se të gjithë aplikantët për viza jo-emigruese, përfshirë edhe ata që kërkojnë rinovim, do të duhet të paraqiten për një intervistë me një zyrtar konsullor.
”Duke filluar nga data 2 shtator 2025, aplikantët për viza jo-emigruese në shumicën e kategorive të vizave, përfshirë edhe ata që po rinovojnë, do të jenë të detyruar të paraqiten për një intervistë me një zyrtar konsullor. Ky ndryshim prek shumicën e kategorive të vizave dhe ka për qëllim forcimin e procedurave të kontrollit dhe vlerësimit”, thuhet në njoftim.