Albspirit

Media/News/Publishing

Viron Kona: Poetët i duam

Poetët i duam,

janë zëra që guxojnë,

me ndjeshmërinë që përcjellin,

na bëjnë të ëndërrojmë!

*

Poetët i duam,

janë zëri ynë,

që kundërshton të keqen,

që kërkon drejtësinë!

*

Poetët i duam,

thonë çfarë ne ndjejmë,

që shpesh s`guxojmë,

as t`i rrëfejmë!

*

Poetët i duam,

për fisnikërinë,

për ëmbëlsinë e vargut,

për atdhedashurinë!

*

Poetët i duam,

përzemrën e dëlirë,

na bëjnë dritë kur ecim,

janë qirinj në errësirë!

*

Poetët i duam,

janë Promete`,

ngjajnë me Nositin,

vetëflijohen për ne!

*

Poetët i duam…

…………….

  1. Prometheu, titan që i vodhi zjarrin Zeusit dhe ua dha njerëzve, ndonëse e dinte që do të dënohej rëndë nga Zeusi.
  2. Nositi (pelikan), shpend që vetëflijohet për të vegjlit e vetë. “Vdekja e Nositit”, është një poezi e njohur e Lasgush Poradecit.