Albspirit

Media/News/Publishing

Banka Amerikane e Investimeve (Abi Bank) feston 10-vjetorin

Banka Amerikane e Investimeve raporton rritjen më të lartë në sektorin bankar në 10 vitet e fundit. 

Banka Amerikane e Investimeve festoi 10-vjetorin e saj në mjediset e Pallatit të Brigadave. Që prej vitit 2015, ABI Bank është rritur dhjetëfish dhe në fund të vitit 2025, pas bashkimit me NOA, pritet të arrijë në 2 miliardë dollarë. Me pothuaj 1000 punonjës, grupi ABI Bank që përfshin edhe NOA, raporton rritjen më të lartë në sektorin bankar në 10 vitet e fundit dhe fitimshmërinë më të lartë në tre vitet e fundit. 

Në veprimtarinë e mbajtur me rastin e përvjetorit, Igli Sulaj falenderoi klientët, punonjësit dhe të ftuar e nderit, mes tyre Guvernatorin e Bankës së Shqipërise Gent Sejko, Ministren Delina Ibrahimaj dhe Të Ngarkuarën me Punë të Ambasadës Amerikane në Shqipëri, Nancy VanHorn.

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, në fjalimin e tij tha se “pas një periudhe 10-vjeçare, mund të themi me bindje se strategjia e ndjekur nga ABI Bank, sado sfiduese që konsiderohej në fillim, ka rezultuar plotësisht e suksesshme, si për investitorët, ashtu edhe për promovimin e një konkurrence të shëndetshme në treg”.

Ministria Delina Ibrahimaj vlerësoi leadershipin, rolin dhe vizionin e ABI Bank në zhvillimin e ekonomisë shqiptare me fokus investimet në sektorin e turizmit, shumë perpara se ky sektor të arrinte suksesin e viteve të fundit.

Kathryn Swintek, kryetare e bordit te ABI Bank dhe Greg Katz, përfaqësues i NCH Capital, një fond investimesh amerikane që vazhdon të investojë në Shqipëri prej pothuaj 20 vitesh, shprehën vlerësimin per suksesin e ABI Bank si dhe besimin në zgjerimin e mëtejshëm të veprimtarisë së NCH ne rajon. Ai theksoi se ABI ka mbështetur kauza sociale dhe ka sjellë zgjidhje inovative për bizneset vendase.

Andi Ballta, CEO i ABI bank u fokusua në rëndësinë që kultura e ABI Bank ka luajtur në suksesin e bankës.  Ai tha se ABI Bank do të vazhdojë të investojë në turizëm, bono korporative lokale dhe monedhën shqiptare si dhe mbështetje në veprimtari bamirësie, art, kulturë dhe sport.

ABI Bank është investimi më i madh amerikan në Shqipëri me total kapital rreth 200 milionë dollarë.