Sami S. Shatri: NJË LULE MBI PIANO
Tingull pianoje,
dikund atje ndihet!
Larg apo afër,
sa këndshëm ting’llon!
Një dorë zemre,
mbi tastier shtrihet!
Melodi valleje luhet,
si dikur n’Prishtinë!
*
Lulëkuqe e magjepsur,
pran gishtave të dorës!
Gjysm’natë marsi,
festë m’suesi apo nëne!
Aromë trandafili,
kundron ambientin!
Sa këndshëm,
mësues e nxënëse,
urojnë njëri – tjetrin!
*
Nostalgjitë e shkuara,
rend e rend, vargohen!
Gishta t’gjatë mbi piano,
sa lezëm ritmojnë!
Melodi e moçme,
kurrë nuk harrohet!
Se verë e bardhë rrushi,
sa më e vjetër,
aq më ëmbël shijohet!