Albspirit

Media/News/Publishing

Dalinë Arifi: Unë, bija jote Kosovë

T’i dua malet, kodrat,
liqenet, përrenjtë- të dua, Kosovë.
Unë, bija jote, të ndiej deri në ashtin e zemrës.

Tokat e tua të bekueme, lisat e gjatë që japin hijeshi,
ma ushqejn shpirtin me peshën e dashnisë së madhe për ty.

Unë, bija jote Kosovë, s’u lodha duke të dashur,
edhe atëherë kur varfëria për tokë më ka përplasur.

Unë prapë nuk të braktis, o e bekuara e Zotit.
Ti je atdheu ku kam lindur e jam rritur,
ti je atdheu ku do të vdes,
e trupi do të më pushojë në dheun tënd, qetë e qetë.

Të dua, Kosovë,
t’i dua malet, t’i dua kodrat, liqenet.
Kosovë, ti je ëndrra e vajzës, e asaj vajze të vogël.

Fushave të tua kam vrapu me ëndrra plot.
Kosovë, të dua edhe kur në sofër s’kam pasë çka me shtru.
e ambël mbetet shpresa për të ardhmen.

Kosovë, hija e nurit tim,
jehona e bukur e fjalës shqipe.